Blog

  • IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës

    IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës

    IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave priten erëra të forta.

    Në një njoftim të përditësuar, për të mërkurën, IHMK-ja ka njoftuar se  dita nis me mot të  butë me temperatura rreth 9 gradë celsius e cila pritet të rritet deri në 16 gradë. Priten gjithashtu edhe reshje të lehta.

    Sipas IHMK-së, e enjtja është dita më e paqëndrueshme e javës dhe ajo që kërkon vëmendjen më të madhe. Temperaturat arrijnë kulmin e ngrohtësisë, rreth 15-18 °C, vlera të larta për mesin e nëntorit. Presioni zbret në nivelin më të ulët, rreth 999 hPa.

    Elementi kryesor është era. Pritet erë e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të vlerësuara 30-45 km/h dhe me rrebeshe të mundshme edhe më të forta. Ajo do të jetë më e ndjeshme nga mesdita deri në mbrëmje. Gjatë ditës priten edhe reshje të lehta me ndërprerje, rreth 1 mm për çdo tre orë, ndërsa nga fundi i ditës kalon një front atmosferik që ndryshon drejtimin e erës.

    Qytetarët këshillohen të sigurojnë objektet e lehta jashtë shtëpive, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Vozitësit duhet të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në rrugë të hapura.

    Ndërkaq të premten moti pritet të bëhet më i pastër dhe më i thatë. Mëngjesi do të jetë më i freskët, rreth 8-9 °C, por gjatë ditës temperatura kthehet përsëri në rreth 17 °C. Era kalon në drejtim verior deri veriperëndimor, ende e fortë në orët e para, pastaj dobësohet ndërsa presioni rritet drejt 1008-1011 hPa.

    IHMK-ja paralajmëron se temperatura më të ulëta priten gjatë fundjavës, me temperatura maksimale rreth 9-11 °C nga e shtuna. Moti do të mbetet kryesisht i thatë, me pak rreshje të lehta në fund të ditës.

    Burimi: Insajderi

  • HPC warns strong winds Thursday, temperatures up to 18 degrees Celsius

    Kosovo Hydromeorological Institute ( The IHMK has published an update of weather forecasts for the days of 18 November to 20 November, under which the weather will remain relatively warm for this period of year, but strong winds are expected Thursday.

    On Wednesday, minimum temperatures will be around 9 degrees Celsius, while maximums are expected to reach up to 16 degrees. During the day, there will be gradual increase in clouds and possibilities for very light rainfall.

    Thursday is expected to be the most unstable day of the week. Maximum temperatures will move from 15 to 18 degrees Fahrenheit [15 to 18 ° C], while predicting strong winds from south and southwestern, at speeds of 30 to 45 km per hour, with more potential downpours. During the day light rainfall is also expected.

    The IHMK has called on citizens Thursday to provide light items outside houses, advertising boards and construction scaffolds. Drivers are also advised to take increased care, especially on open roads.

    On Friday, after crossing the atmospheric front, the weather is expected to be clearer and dryer. Minimum temperatures will range between 8 and 9 degrees, while maximums by 17 degrees Celsius. The wind will blow north and northwest, first stronger, and then weaken.

    According to the IHMK forecast, the most severe cold is expected after the weekend, when maximum temperatures will drop to 9 to 11 degrees Celsius.

    Source Layer: RTKLive

  • HMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

    HMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar një përditësim të parashikimit të motit për ditët 18 deri më 20 nëntor, sipas të cilit moti do të mbetet relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por të enjten pritet të ketë erëra të forta.

    Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë rreth 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 16 gradë. Gjatë ditës do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe mundësi për reshje shumë të lehta shiu.

    E enjtja pritet të jetë dita më e paqëndrueshme e javës. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa parashikohen erëra të forta nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, me mundësi të rrebesheve edhe më të fuqishme. Gjatë ditës priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje.

    IHMK u ka bërë thirrje qytetarëve që të enjten të sigurojnë objektet e lehta jashtë shtëpive, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Gjithashtu, vozitësit këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në rrugët e hapura.

    Të premten, pas kalimit të frontit atmosferik, moti pritet të jetë më i kthjellët dhe më i thatë. Temperaturat minimale do të jenë rreth 8 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, fillimisht më e fortë, e më pas do të dobësohet.

    Sipas parashikimit të IHMK-së, ftohje më e theksuar pritet pas fundjavës, kur temperaturat maksimale do të zbresin në 9 deri në 11 gradë Celsius.

    Burimi: RTKLive

  • Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë

    Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të cilët ndodhen në paraburgim që nga 23 marsi 2026, nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit R.B., A.R., dhe B.(Sh)B., duke vepruar në bashkëkryerje dhe si anëtarë të grupit, nga periudha e pavërtetuar e deri më 23 mars 2026, në fshatin Gjinoc, Komuna e Suharekës, janë marrë me shitjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike të llojit heroinë. Për këtë qëllim, ata kanë komunikuar dhe koordinuar vazhdimisht veprimet e tyre, për sigurimin e personave për shitblerjen e narkotikëve.

    Gjatë veprimeve hetimore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, më 23 mars 2026, gjatë realizimit të një shitjeje të narkotikëve, policia ka ndaluar automjetin në të cilin, të pandehurit kishin fshehur dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë fillestare prej 1,017.25 gramësh. Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit R.B, është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi tjetër e dyshuar heroine, me peshë fillestare prej 806 gramësh.

    Sipas raportit të ekspertimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, dy sasitë e sekuestruara përmbajnë heroinë në përzierje me substanca të tjera, me peshë neto të përgjithshme prej 1,780.13 gramësh. Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit B.(Sh)B., është gjetur dhe sekuestruar edhe substancë narkotike e llojit kanabis (marihuanë), me peshë neto prej 12.69 gramësh.

    Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, të akuzuarit R.B., dhe B.(Sh)B., akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Gjatë kontrolleve në pronat e tyre janë sekuestruar, ndër të tjera, pesë armë zjarri, përfshirë pistoleta, pushkë gjuetie dhe një armë automatike, si dhe gjithsej 549 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Gjithashtu, Prokuroria ka propozuar konfiskimin e përhershëm të pasurisë dhe sendeve që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale ose janë përfituar nga kryerja e veprave penale, duke përfshirë: dy automjete (Land Rover dhe Mercedes GLE), disa telefona mobil dhe pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe koordinimin e aktiviteteve, substancat narkotike të sekuestruara, armët dhe municioni, si dhe para të gatshme.

    Prokuroria ka propozuar që automjetet të shiten përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), ndërsa të hyrat të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Për narkotikët, armët, municionin dhe pajisjet e tjera është propozuar konfiskimi dhe shkatërrimi, sipas procedurave ligjore. /Telegrafi/

  • Përurohet ura e re në Dugajevë të Klinës

    Përurohet ura e re në Dugajevë të Klinës

    Ka përfunduar ndërtimi i urës së re në fshatin Dugajevë të Klinës, projekt ky i realizuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Klinës.

    Në përurimin e urës morën pjesë zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, dhe kryetari i Komunës së Klinës.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, vlera e përgjithshme e projektit është 439.903 euro, prej të cilave 415.043 euro janë financuar nga kjo ministri.

    Ura e re pritet t’ua lehtësojë lëvizjen e përditshme banorëve të Dugajevës dhe të mundësojë kalim më të sigurt për të gjithë ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë. /Telegrafi/

  • LEX About 2kg of heroin seized in Suhareka, the prosecution presents charges against three arrested in the action KIMist ‘%s’

    The Constitutional Prosecutor in Prizren has filed charges against three persons for purchase, possession, distribution and unauthorised narcotics sales in co-ordination. According to the announcement of the indictment, the defendants figure with initial R.B., A.R. and B. (S) B. and are in custody since March 23rd 2026.

    The signal newspaper had reported on March 24th that Refic Berisha, Agron Rexhepaj and Burim Schillova had been arrested in the drug operation.

    The operation took place on March 23rd in the Suhareka region. According to the then signal report, two bags of about a kilo of suspected heroin, hidden in an improvised space, were found during the search of a van.

    The prosecution announced after the action that about two kilograms of heroin were seized in total, as well as weapons, ammunition, money and vehicles.

    Note: The atrophy are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s decision of a formal form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Rreth 2 kg heroinë të sekuestruara në Suharekë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre të arrestuarve në aksionin “Kimisti”

    LEX | Rreth 2 kg heroinë të sekuestruara në Suharekë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre të arrestuarve në aksionin “Kimisti”

    LEX | Rreth 2 kg heroinë të sekuestruara në Suharekë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre të arrestuarve në aksionin “Kimisti”

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve në bashkëkryerje. Sipas njoftimit për aktakuzën, të pandehurit figurojnë me inicialet R.B., A.R. dhe B.(Sh) B. dhe ndodhen në paraburgim që nga 23 marsi 2026.

    Gazeta Sinjali kishte raportuar më 24 mars se në operacionin antidrogë “Kimisti” ishin arrestuar Refik Berisha, Agron Rexhepaj dhe Burim Shillova.

    Operacioni u zhvillua më 23 mars në rajonin e Suharekës. Sipas raportimit të atëhershëm të Sinjalit, gjatë kontrollit të një furgoni u gjetën dy qese me rreth një kilogram substancë të dyshuar si heroinë, të fshehura në një hapësirë të improvizuar.

    Prokuroria njoftoi pas aksionit se në total ishin sekuestruar rreth dy kilogramë heroinë, si dhe armë, municion, para dhe automjete.

    Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo Dialogue Serbia, Key Message of EU at Next Week Summit

    Leaders of EU member states will confirm at this meeting that the lack of normalisation of relations continues to impede the two countries on the road to Brussels.

    Under the draft of the declaration that will be adopted at the end of the summit, the heads of state and government of the EU will stress that all dialogue agreements must be implemented and that, among other things, tools from the Development Plan are conditioned precisely with constructive commitment in this process.

    The upcoming summit between the European Union and the Western Balkans will be held on November 25th. It is a traditional meeting, which will serve to confirm that the doors remain open for joining the region with the European bloc.

    According to the draft declaration, enlargement is described as a geostrategic investment in European peace, security, stability and prosperity.

    The countries of the region will be invited to speed up crucial reforms and meet the necessary obligations for progress towards the EU.

    In this context, the need to boost regional co-operation will be cited, deregulating war criminals will be condemned, and adapting local policies with those of the European Union will be required.

    Source Layer: RTKLive

  • Dialogu Kosovë–Serbi, mesazhi kyç i BE-së në samitin e javës së ardhshme

    Dialogu Kosovë–Serbi, mesazhi kyç i BE-së në samitin e javës së ardhshme

    Liderët e shteteve anëtare të BE-së do të konfirmojnë në këtë takim se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve vazhdon t’i pengojë të dyja vendet në rrugën drejt Brukselit.

    Sipas draftit të deklaratës që do të miratohet në fund të samitit, shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të theksojnë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dialogut dhe se, ndër të tjera, edhe mjetet nga Plani i Rritjes kushtëzohen pikërisht me angazhimin konstruktiv në këtë proces.

    Samiti i radhës mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 25 nëntor. Bëhet fjalë për një takim tradicional, i cili do të shërbejë për të konfirmuar se dyert mbeten të hapura për bashkimin e rajonit me bllokun evropian.

    Sipas draftit të deklaratës, zgjerimi përshkruhet si një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin evropian.

    Vendet e rajonit do të ftohen të përshpejtojnë reformat vendimtare dhe të përmbushin detyrimet e nevojshme për përparimin drejt BE-së.

    Në këtë kontekst, do të përmendet nevoja për shtimin e bashkëpunimit rajonal, do të dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe do të kërkohet përshtatja e politikave vendore me ato të Bashkimit Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Momenti kur dronët ukrainas godasin urën që lidh Krimenë me Rusinë

    Momenti kur dronët ukrainas godasin urën që lidh Krimenë me Rusinë

    Ukraina ka publikuar pamje të sulmit të saj më të fundit ndaj Urës së Kerçit, një lidhje kyçe rrugore dhe hekurudhore që bashkon Gadishullin e Krimesë me territorin kryesor të Rusisë.

    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se operacioni u krye gjatë natës, në koordinim me forcat e mbrojtjes të Ukrainës.

    Sipas këtij shërbimi, goditja shkatërroi një nga harqet e urës dhe një pjesë të rrugës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ura shërben si një rrugë jetike për furnizimet ushtarake ruse drejt Krimesë dhe është një simbol madhor i aneksimit të gadishullit nga Moska në vitin 2014.

    Ndërkohë, Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se ura ka pësuar dëmtime strukturore dhe njoftoi hapjen e një hetimi për sulm terrorist.

    – YouTube www.youtube.com

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se ushtria ukrainase qëndron pas sulmit, të cilin e cilësoi si një operacion të paprecedentë, të përgatitur gjatë disa javëve.

    Sipas tij, fillimisht u shkatërruan gradualisht sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, radarët dhe pajisjet elektronike.

    Më pas, dronët goditën pjesën rrugore të urës, ndërsa raketat dhe dronët u përdorën kundër pjesës hekurudhore.

    Zelensky tha se sulmi synonte një nga pikat kryesore të kalimit ushtarak të Rusisë drejt Krimesë, duke shtuar se Ukraina po i kujton Moskës se lufta do të kthehet gjithmonë aty ku filloi.

    Ura e Kerçit u ndërtua nga Rusia pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Ajo është goditur edhe në tri sulme të mëparshme ukrainase, i fundit prej të cilëve ishte në qershor të vitit 2025. /Telegrafi/