Blog

  • CineStar solli para-premierën e filmit “Zero A.D.: The Birth of Christ”, producenti nga Kosova, Noli Molla qëndron prapa projektit madhështor filmik

    CineStar solli para-premierën e filmit “Zero A.D.: The Birth of Christ”, producenti nga Kosova, Noli Molla qëndron prapa projektit madhështor filmik

    Në CineStar u shfaq para-premiera e filmit të shumëpritur Zero A.D.: The Birth of Christ, gati një muaj para datës zyrtare të premierës për publikun.

    E veçanta e këtij projekti madhështor, në të cilin luajnë Jim Caviezel, Deva Cassel dhe Sam Worthington, është fakti se në të është i përfshirë edhe një producent nga Kosova, Noli Molla, i cili mban rolin e producentit ekzekutiv të këtij projekti ndërkombëtar filmik.

    Para-premiera kishte një rëndësi të veçantë, pasi producenti Molla ishte i pranishëm në kinemanë CineStar, ku ndau detaje nga prapaskenat e realizimit të një filmi me përmasa globale, procesi i produksionit, si dhe informacione të padëgjuara më parë.

    Në një intervistë të shkurtër për Telegrafi.com, ai ka treguar se si u bë pjesë e këtij projekti dhe ka zbuluar më shumë rreth skenarit të filmit.

    “E kam lexu skenarin, edhe pasi ia kemi nisë me e përpunu paketën për mi pasë këta aktorë, e në fillim u kanë, emri i këtij që e kemi pas aty edhe e kemi dashtë me i marr unë i thashë, hej ta marrim këtë Jim Caviezel. Ai është një nga aktorët e mi të preferuar, kështu që. Ky është filmi i parë që e kemi në kinema, në Kosovë, për mua. Një film i jemi, unë jam producent ekzekutiv në film”, ka thënë ai.

    Producenti tregoi se filmi trajton lindjen e Krishtit, ndërsa aktorja Deva Cassel portretizon Shën Marinë.

    “Producentët kanë bërë një kërkim, me 3000 e diçka, aktoret që kanë bërë audicion për rolin, të cilin e fitoi Deva Cassel, e cila është vajza e Vincent Cassel dhe e Monica Bellucit. Dhe ka bërë interpretim të jashtëzakonshëm”.

    “Dhe regjisori nuk e ka ditur se vajza e kujt është. Ai e zgjodhi atë. Dhe më pas e kuptoi se: kjo është vajza e Vincent Cassel. Çfarë?! Për mua ishte emocionuese ta shohë pjesë të projektit pasi Monica Belluci ka luajtur në The Passion of The Christ”, ka deklaruar Molla.

    Më tej, producenti bëri të ditur se gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me emra të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe disa prej aktorëve që janë pjesë e këtij projekti.

    “Unë kam bashkëpunu me Frank Grillo, Andy Garcia, me Josh Hutcherson, me Jim Caviezel, me Garcia Bernal, Ben Mendelsohn”.

    Sipas Mollës, buxheti për realizimin e filmit ka qenë 44 milionë dollarë. Ai gjithashtu bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia që filmi të propozohet për ceremoninë prestigjioze të Oscars.

    “Nëse nominohet për ne, është shumë mirë. Ky film ka qaq shumë zemër. Tash Angel Studios po don me e konkurru e këqyrë mirë qysh me kinema. Është pak sfiduese me filma çka kanë të bëjnë të orientuar nga feja”.

    I pyetur nëse në të ardhmen synon të realizojë edhe një film që trajton historinë e Kosovës, Molla zbuloi se ka dy ide konkrete në mendje.

    “Tash në moment jemi tu këqyrë thellësisht me e bo një për Skënderbeun, një film, është pak sfiduese, se skenari duhet me u kanë i fortë, por një send më së shumti, çka jam tu e këqyrë më thellësisht, është me ia bo Adem Jasharit historinë. M’i këqyrë aktorët, çka janë të fortë, me bo internacional filmin. Njëjtë sikur ta bën një film kështu, te këta aktorët janë internacionalë, por është Zero. A.D një ngjarje në Lindjen e Mesme”.

  • Dogana zvicerane sekuestron mbi 53 mijë euro dhe afro 15 mijë dollarë kartëmonedha të falsifikuara

    Dogana zvicerane sekuestron mbi 53 mijë euro dhe afro 15 mijë dollarë kartëmonedha të falsifikuara

    Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare në Zvicër ka sekuestruar një pako që përmbante kartëmonedha të falsifikuara në vlerë prej më shumë se 53 mijë eurosh dhe afro 15 mijë dollarësh amerikanë.

    Pakoja u kap në mesin e tetorit në qendrën e klasifikimit të dërgesave në Frauenfeld dhe ishte e adresuar për një banor të kantonit Basel-Landschaft, i cili kishte udhëtuar nga Gjermania, shkruan 24 heures.

    Siç njoftoi të hënën Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCB), pakoja përmbante kartëmonedha të falsifikuara me vlerë të deklaruar prej 53,485 eurosh, që korrespondon me 49,475 franga zvicerane, si dhe 14,894 dollarë amerikanë, me vlerë prej 12,515 frangash zvicerane.

    Mallrat ishin porositur në internet dhe në deklarimin e tyre ishin përshkruar si “para të falsifikuara”. Megjithatë, ato kishin pamjen dhe madhësinë e kartëmonedhave të vërteta, transmeton Telegrafi.

    Sipas autoriteteve zvicerane, riprodhimet që mund të ngatërrohen me kartëmonedhat origjinale konsiderohen të falsifikuara, pavarësisht qëllimit për të cilin janë prodhuar.

    Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare sekuestron rregullisht edhe atë që njihet si “Movie Money” (para filmi), që përfshin riprodhime të kartëmonedhave të përdorura për lojëra fati ose xhirime filmash.

    Përmes njoftimit, autoritetet u kujtojnë qytetarëve se blerja ose shpërndarja e këtyre riprodhimeve përbën vepër penale./Telegrafi/

  • Fadil Fazliu’s son: My father and others had to be declared innocent ( VIDEOS)

    FAhri Fazliu, son of Fadil Fazliu, has reacted after the trial of Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague, naming him an injustice to his father and other indictees.

    In a direct link from The Hague on the show Kosovo Today, Fazliu said all accused had to be acquitted.

    ) There was a great injustice, where both my father and the former president, and the Smaj Union, and Hajredin Kuci were sentenced. I think they should all have been declared innocent, as they are, he declared.

    Fazliu announced that the relatives of the accused, including brothers of former President Hashim Thaci, were present in The Hague.

    He reiterated that the decision constitutes injustice to all convicts.

    Fadil Fazliu was found guilty in the case of obstruction of justice, Klankosova reported.tv.

    He was sentenced to 12 months in prison, but was released after the end of the session, as the time spent in detention relieved him of his sentence.

  • The temperature of up to 18 degrees, but care Thursday &#82/11; strong wind is expected

    MOtti in Kosovo will continue to be relatively warm for this period of the year, but the following days are expected to bring in meteorological changes, with lower pressure, light rainfall and strong wind, especially on Thursday.

    According to the recent update of the weather forecast, Wednesday, November 18th, will be marked by mild weather and temperatures that will range from 9 degrees Celsius in the morning to 16 degrees during the day. Drifts will gradually increase as light rainfall is not ruled out.

    The biggest weather change is expected on Thursday, November 19. The temperatures will be relatively high for mid-November, reaching as high as 15-18 degrees Celsius.

    However, the main element of this day will be the strong east and southwest wind, at the rate of 30 to 45 miles [30 to 45 km] an hour, while there may be even more powerful downpours. The wind is expected to be more pronounced between noon and evening. During the day, light respites are also forecast.

    Citizens are advised to take extra care, provide light items on the outside, advertising boards, and construction scaffolds. Special attention is also recommended to drivers, especially on open roads.

    On Friday, November 20th, after crossing the atmospheric front, the weather is expected to be clearer and dryer. The temperatures will range from 8-9 degrees a morning to about 17 degrees Celsius during the day. The wind will first blow north and northwest, but gradually weaken.

    The most pronounced invitation is expected after the weekend. On Saturday, maximum temperatures are set to drop to 9-11 degrees Celsius, while the weather will remain largely dry, with access to light rainfall at the end of the day.

  • Temperatura deri në 18 gradë, por kujdes të enjten - pritet erë e fuqishme

    Temperatura deri në 18 gradë, por kujdes të enjten – pritet erë e fuqishme

    Temperatura deri në 18 gradë, por kujdes të enjten - pritet erë e fuqishme

    Moti në Kosovë do të vazhdojë të jetë relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por ditët në vijim pritet të sjellin ndryshime meteorologjike, me rënie të presionit atmosferik, reshje të lehta dhe erë të fortë, sidomos të enjten.

    Sipas përditësimit të fundit të parashikimit meteorologjik, e mërkura, 18 nëntor, do të karakterizohet me mot të butë dhe temperatura që do të lëvizin nga 9 gradë Celsius në mëngjes deri në 16 gradë gjatë ditës. Vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa nuk përjashtohen reshje shumë të lehta.

    Ndryshimi më i madh i motit pritet të enjten, më 19 nëntor. Temperaturat do të jenë relativisht të larta për mesin e nëntorit, duke arritur deri në 15-18 gradë Celsius.

    Megjithatë, elementi kryesor i kësaj dite do të jetë era e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të vlerësuar prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa mund të ketë edhe rrebeshe më të fuqishme. Era pritet të jetë më e theksuar nga mesdita deri në mbrëmje. Gjatë ditës parashihen edhe reshje të lehta me ndërprerje.

    Qytetarët këshillohen të kenë kujdes të shtuar, të sigurojnë objektet e lehta në ambientet e jashtme, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Kujdes i veçantë u rekomandohet edhe ngasësve të automjeteve, sidomos në rrugët e hapura.

    Të premten, më 20 nëntor, pas kalimit të frontit atmosferik, moti pritet të jetë më i kthjellët dhe më i thatë. Temperaturat do të lëvizin nga 8-9 gradë në mëngjes deri në rreth 17 gradë Celsius gjatë ditës. Era do të fryjë fillimisht nga veriu dhe veriperëndimi, por gradualisht do të dobësohet.

    Ftohja më e theksuar pritet pas fundjavës. Nga e shtuna, temperaturat maksimale parashihet të zbresin në 9-11 gradë Celsius, ndërsa moti do të mbetet kryesisht i thatë, me mundësi për reshje të lehta në fund të ditës.

  • Djali i Fadil Fazliut: Babai im dhe të tjerët është dashur të shpalleshin të pafajshëm (VIDEO)

    Djali i Fadil Fazliut: Babai im dhe të tjerët është dashur të shpalleshin të pafajshëm (VIDEO)

    Djali i Fadil Fazliut: Babai im dhe të tjerët është dashur të shpalleshin të pafajshëm (VIDEO)

    Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar atë si padrejtësi ndaj babait të tij dhe të akuzuarve të tjerë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Haga në emisionin “Kosova Today”, Fazliu tha se të gjithë të akuzuarit është dashur të shpalleshin të pafajshëm.

    “ Ndodhi një padrejtësi e madhe, ku u dënuan edhe babai im, edhe ish-presidenti, edhe Bashkim Smakaj, edhe Hajredin Kuçi. Mendoj se është dashur të shpalleshin të gjithë të pafajshëm, siç edhe janë”, deklaroi ai.

    Fazliu bëri të ditur se në Hagë ishin të pranishëm familjarët e të akuzuarve, përfshirë edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Ai përsëriti se vendimi përbën padrejtësi ndaj të gjithë të dënuarve.

    Fadil Fazliu u shpall fajtor në rastin për pengim të drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

    Ai u dënua me 12 muaj burgim, por u lirua pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia shlyen dënimin.

  • Supremja shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

    Supremja shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

    Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar në tërësi si të themeltë kërkesëpadinë e pesë paditësve, V.E., B.A., A.B.-B., V.K. dhe N.H., të paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), lidhur me ligjshmërinë e Rregullores së Brendshme Nr. 01/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Brendshme Nr. 07/2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në KQZ.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se me aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme ka konstatuar paligjshmërinë dhe ka shfuqizuar në tërësi Rregulloren e Brendshme Nr. 01/2026, përfshirë edhe Shtojcën I – Organogramin e Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    “Në shqyrtimin e çështjes, Gjykata ka vlerësuar ligjshmërinë e procesit të ri-klasifikimit të pozitave të punës, veçanërisht në raport me respektimin e kritereve objektive, parimin e barazisë dhe detyrimin për arsyetimin e vendimeve që kanë pasoja juridike për zyrtarët publikë”.

    Tutje bëhet e ditur se sipas vlerësimit të Gjykatës, ndonëse KQZ-ja ka kompetencë për të ndryshuar organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, ushtrimi i kësaj kompetence duhet të mbështetet në analiza funksionale, kritere objektive dhe arsyetime të qarta, të cilat justifikojnë përfshirjen apo përjashtimin e pozitave të caktuara nga procesi i ri-klasifikimit.

    “Gjykata ka konstatuar se KQZ-ja nuk ka paraqitur një analizë funksionale që do të arsyetonte përfshirjen e vetëm tetë pozitave të punës në procesin e ri-klasifikimit dhe përjashtimin e pozitave të paditësve. Po ashtu, nuk janë ofruar arsye konkrete për dallimet në natyrën e detyrave, nivelin e përgjegjësive dhe kompetencat e pozitave të përfshira dhe atyre të përjashtuara nga ky proces”, thuhet në njoftim.

    Sipas Gjykatës, përmes zbatimit të rregullores së kontestuar është mundësuar ndryshimi i koeficienteve të pagave për zyrtarët që ushtrojnë tetë pozitat e përfshira në procesin e ri-klasifikimit, ndërsa pozitat e paditësve kanë mbetur jashtë tij. Kjo ka rezultuar në trajtim të ndryshëm, pa u dëshmuar ekzistimi i arsyeve objektive dhe të arsyeshme që do ta justifikonin një dallim të tillë.

    Në këtë drejtim, Gjykata ka theksuar se parimi i barazisë kërkon që subjektet që ndodhen në situata të njëjta ose të krahasueshme të trajtohen në mënyrë të barabartë, përveç rasteve kur trajtimi i ndryshëm mbështetet në kritere të qarta, objektive dhe të verifikueshme.

    Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se procesi i klasifikimit të pozitave duhet të bazohet në natyrën dhe përgjegjësitë e funksioneve që ushtrohen, dhe jo në përzgjedhjen e pozitave pa një arsyetim të qartë për dallimet ndërmjet tyre. Mungesa e një analize funksionale dhe e kritereve të qarta të përzgjedhjes nuk garanton trajtim të barabartë për zyrtarët që ushtrojnë funksione të njëjta ose të krahasueshme.

    Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata i është referuar edhe Aktgjykimit P.A.nr. 24/2026, të datës 17 shtator 2026, me të cilin kishte shfuqizuar nenin 7 të Rregullores Nr. 01/2026. Duke marrë parasysh ndërlidhjen e pandashme të dispozitave të kësaj rregulloreje me nenin e shfuqizuar, Gjykata ka vlerësuar se pjesa e mbetur e aktit nuk ka përmbajtje normative dhe efekt juridik të pavarur që do të mundësonte zbatimin e saj si akt i veçantë.

    Për këtë arsye, shfuqizimi është shtrirë në tërësinë e Rregullores Nr. 01/2026, përfshirë edhe Shtojcën I, me qëllim të ruajtjes së koherencës së rendit juridik dhe sigurisë juridike. /Telegrafi/

  • Vinicius Junior shënon het-trik për Brazilin dhe tregon pse u nervozua nga zëvendësimi

    Vinicius Junior shënon het-trik për Brazilin dhe tregon pse u nervozua nga zëvendësimi

    Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 7-0 të Brazilit ndaj Singaporit, në një ndeshje miqësore ku sulmuesi i Real Madridit realizoi tri golat e parë të takimit, duke regjistruar het-trikun e tij të parë me përfaqësuesen A të Brazilit.

    Pas përfundimit të ndeshjes së së martës, braziliani u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe seriozitetin me të cilin skuadra e trajtoi këtë përballje, pavarësisht nivelit të kundërshtarit.

    Ai gjithashtu foli për arritjen personale, duke theksuar se shpreson që ky të jetë vetëm het-triku i parë nga shumë të tjerë me fanellën e Brazilit.

    “Është hera e parë që shënoj tri gola dhe shpresoj të jetë e para nga shumë të tjera. E nisëm ndeshjen të përqendruar, duke e ditur se kishim përballë një kundërshtar të një niveli dukshëm më të ulët”.

    “Mund të kisha shënuar edhe më shumë, por jam i lumtur me fitoren. Tani kthehemi te klubet. Në mars duhet të jemi në 100 për qind të formës”, deklaroi Vinicius.

    Përveç tri golave, vëmendje tërhoqi edhe reagimi i tij në fillim të pjesës së dytë, kur u zëvendësua nga Allan.

    Kamerat e kapën sulmuesin duke shfaqur pakënaqësi teksa po largohej nga fusha, çka nxiti pyetje rreth reagimit të tij.

    Vinicius shpjegoi se dëshira për të vazhduar lojën dhe për të shënuar më shumë gola ishte arsyeja e reagimit të tij, por theksoi se e kuptonte plotësisht vendimin e stafit teknik.

    “E kisha marrëveshjen që të luaja edhe 15 apo 20 minuta të tjera, por unë gjithmonë dua të shënoj më shumë gola. E kuptova se ishte e nevojshme që edhe lojtarët e tjerë të aktivizoheshin dhe se Allan kishte nevojë për minuta. Kjo periudhë shërben për përgatitje dhe prova, ndërsa trajneri bëri pikërisht këtë, duke u dhënë të gjithëve minuta”.

    “Tani duhet ta kompletojmë skuadrën, pasi po afrohen ndeshjet kualifikuese”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

  • Plays the song “Oy Kosovo Kosovo Kosovo,” Slovenian musician apologises: Found it on Google

    In an event that was organised to promote co-operation and integration, music has become a source of diplomatic incident. The renowned Slovenian musician and accordionist, Marko Hatlak, has come up with a public reaction calling for sincere forgiveness, as at the opening of the EU Enlargement Forum in Brussels, during the presentation of participating countries, he chose to interpret for Kosovo a song with contextal backgrounds and territorial claims.

    Hatlak, who had taken over from the European Commission the preparation of the music programme for the ten participating countries, has argued his release with a surface internet research. According to him, due to the week-long deadline to prepare ten traditional songs, he had used the Google research engine.

    When I looked for a traditional song from Kosovo, I missed my song “Oy Kosovo, Kosovo.” The search platform described him as patriotic. I chose it only from a musician’s point of view, based on harmony and rhythm, without understanding the historical and political context, Hatak has stated in his letter of repentance.

    The Slovenian musician has largely acquitted the organisers of the event, claiming no one had noticed the problematic nature of this election during the programme’s preliminary review. However, he has broken the silence to address the damage caused, sending forgiveness directly to senior officials and affected diplomats.

    On his apology list, Kosovo Ambassador to Slovenia Valdet Sadiku, the one in Belgium’s Kingdom, Agron Bajrami, chief negotiator Jeton Zulfaj, and Enlargement Commissioner Marta Kos.

    If I had known its meaning, I would never have interpreted it. Throughout my career, I have tried to bring only peace and joy through music. It’s never been my intention to offend anyone, it’s ended up Hatlak, hoping in the understanding of the Kosovo side for this mistake he’s described as totally unintentional.

    Source Layer: Signal

  • Luajti këngën “Oj Kosovo Kosovo”, muzikanti slloven kërkon falje: E gjeta në Google

    Luajti këngën “Oj Kosovo Kosovo”, muzikanti slloven kërkon falje: E gjeta në Google

    Luajti këngën “Oj Kosovo Kosovo”, muzikanti slloven kërkon falje: E gjeta në Google

    Në një ngjarje që u organizua për të promovuar bashkëpunimin dhe integrimin, muzika është kthyer në burim incidenti diplomatik. Muzikanti dhe fizarmonicisti i njohur slloven, Marko Hatlak, ka dalë me një reagim publik ku ka kërkuar falje të sinqertë, pasi në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, gjatë prezantimit të vendeve pjesëmarrëse, zgjodhi të interpretonte për Kosovën një këngë me prapavijë kontroverse dhe pretendime territoriale.

    Hatlak, i cili kishte marrë përsipër nga Komisioni Evropian përgatitjen e programit muzikor për dhjetë vendet pjesëmarrëse, ka arsyetuar lëshimin e tij me një “kërkim sipërfaqësor në internet”. Sipas tij, për shkak të afatit të shkurtër prej vetëm një jave për të përgatitur dhjetë këngë tradicionale, ai kishte përdorur motorin e kërkimit Google.

    “Kur kërkova për një këngë tradicionale nga Kosova, më doli kënga ‘Oj Kosovo, Kosovo’. Platforma e kërkimit e përshkruante si patriotike. E përzgjodha vetëm nga këndvështrimi i një muzikanti, duke u bazuar te harmonitë dhe ritmi, pa arritur të kuptoj kontekstin historik dhe politik,” ka deklaruar Hatlak në letrën e tij të pendimit.

    Muzikanti slloven ka shfajësuar deri diku edhe organizatorët e ngjarjes, duke pretenduar se askush nuk e kishte vënë re natyrën problematike të kësaj zgjedhjeje gjatë shqyrtimit paraprak të programit. Megjithatë, ai ka prishur heshtjen për të adresuar dëmin e shkaktuar, duke ia dërguar faljen drejtpërdrejt zyrtarëve të lartë dhe diplomatëve të prekur.

    Në listën e kërkimfaljes së tij figurojnë ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ai në Mbretërinë e Belgjikës, Agron Bajrami, kryenegociatori Jeton Zulfaj, si dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

    “Po ta kisha ditur domethënien e saj, kurrë nuk do ta kisha interpretuar. Gjatë gjithë karrierës sime jam përpjekur të sjell vetëm paqe dhe gëzim përmes muzikës. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të fyej askënd,” ka përfunduar Hatlak, duke shpresuar në mirëkuptimin e palës kosovare për këtë gabim që e ka cilësuar si krejtësisht të paqëllimshëm.

    Burimi: Sinjali