Blog

  • Shiroka Pula meets Japanese ambassador, discuss deepening co-operation between two countries

    PKosovo resident Justina Shiroka Pula has hosted the meeting of Japan’s ambassador to Kosovo, Kiminori Iwama, with whom she has discussed bilateral relations and the possibilities of expanding co-operation between the two states.

    During the meeting, Shiroka Pula expressed gratitude for Japan’s continued support of Kosovo, from recognition of independence to support for the country’s development and membership efforts in international organisations.

    She praised co-operation in the fields of economics, education, health and environmental protection, while also isolating the importance of MEXT scholarship programmes for Kosovo students, Klankosova.tv broadcasts.

    The president stressed the need for advancing economic co-operation through investment protection agreements and eliminating double taxes.

    It also raised the issue of easing visa-free travel to Kosovo citizens in Japan and called for further support of this state for Kosovo’s aspirations for membership in international organisations.

    Shiroka Pula praised Japan’s role in strengthening stability and prosperity in the region.

  • Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

    Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

    Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    Gjatë takimit, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja për zhvillimin e vendit dhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Ajo vlerësoi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, duke veçuar edhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë, transmeton Klankosova.tv.

    Presidentja theksoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë.

    Po ashtu, ajo ngriti çështjen e lehtësimit të udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës në Japoni dhe kërkoi mbështetjen e mëtejshme të këtij shteti për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Shiroka Pula vlerësoi rolin e Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

  • "Kurti përfitoi politikisht", Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë (VIDEO)

    “Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë (VIDEO)

    "Kurti përfitoi politikisht", Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë (VIDEO)

    Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgim, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka deklaruar se “kryeministri Albin Kurti ka përfituar politikisht nga kjo situatë”.

    Sipas Haradinajt, Kurti ka ndryshuar qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për përfitime politike, duke pretenduar se më herët ka bërë përpjekje që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

    “Albin Kurti e pa që është pak gjasa me dalë të padënuar, prandaj përfitoi politikisht, gjoja se tash po i dhimben ata e për gjashtë vite bëri çmos që ata me nejt mrena, e tash nuk po i sheh më konkurrentë”, ka deklaruar Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

    Ai ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës, duke thënë se sipas tij, dënimi ka dy qëllime.

    Sipas Haradinajt, përmes këtij vendimi Gjykata ka tentuar të krijojë përshtypjen e një qasjeje më të relaksuar, duke shqiptuar një dënim më të ulët, por njëkohësisht duke konstatuar fajësinë.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu se ky vendim i hap rrugë Gjykatës së Apelit që të shqyrtojë më tej çështjen e fajësisë.

    “”Njëri e bëri për makiazh, tregoi relaksin, qysh megjithatë nuk shkoi me dënime sa ka mujt me shku, por e konstatoi fajësinë, dhe ia shtruan rrugën e Gjykatës së Apelit që ata të japin një fajësi”.

    Për më shumë detaje, ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme.

  • AP raporton për dënimin e Thaçit: 17 muaj burgim i shtohen dënimit prej 25 vjetësh

    AP raporton për dënimin e Thaçit: 17 muaj burgim i shtohen dënimit prej 25 vjetësh

    AP raporton për dënimin e Thaçit: 17 muaj burgim i shtohen dënimit prej 25 vjetësh

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë shpallur fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe mosbindjen ndaj gjykatës.

    Për këtë zhvillim ka raportuar agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press (AP), e cila bën të ditur se Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim.

    Ky dënim i shtohet atij prej 25 vjetësh burgim, të cilin ai tashmë po e vuan për krime lufte.

    Sipas AP-së, ky është zhvillimi më i fundit në proceset gjyqësore ndaj Thaçit, i cili në shtator u dënua me 25 vjet burgim, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv

    Në procesin për pengim të drejtësisë, Thaçi ishte në gjykim së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin. Ata akuzoheshin për përpjekje për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve dhe të gjithë ishin deklaruar të pafajshëm.

    Smakaj dhe Fazliu u shpallën fajtorë për tentativë të pengimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga 12 muaj burgim. Megjithatë, gjykata urdhëroi lirimin e tyre të menjëhershëm, pasi kishin vuajtur tashmë dënimin gjatë kohës së kaluar në paraburgim.

    Hajredin Kuçi u shpall fajtor për një akuzë që lidhet me mosbindjen ndaj gjykatës dhe u dënua me një muaj burgim me kusht, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

  • Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

    Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, bashkë me delegacionin e tij, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja në zhvillimin e vendit dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Ajo vlerësoi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë. Gjithashtu, theksoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë.

    Presidentja theksoi nevojën që bashkëpunimi me Japoninë të thellohet edhe në lehtësimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe në mbështetjen e aspiratave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. /Telegrafi/

  • Në Han të Elezit nis zëvendësimi i gypit të ujësjellësit, paralajmërohen ndërprerje të ujit

    Në Han të Elezit nis zëvendësimi i gypit të ujësjellësit, paralajmërohen ndërprerje të ujit

    Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se në qendrën e qytetit do të realizohen punime për zëvendësimin e gypit ekzistues të ujësjellësit me gyp të ri.

    Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve, Ballazhi ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë pengesa në qarkullim dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

    Ai ka njoftuar se ekipet përgjegjëse do të angazhohen që ndërprerjet të sanohen sa më shpejt.

    Sipas Ballazhit, investimi i Drejtorisë për Shërbime Publike synon eliminimin e kyçjeve ilegale, zvogëlimin e humbjeve në rrjet, uljen e kostos së prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së ujit.

    Në fund, kryetari ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/

  • Identifikohen dhe ndalohen për 48 orë dy të dyshuar për grabitjet e armatosura në argjendaritë e Gjakovës

    Identifikohen dhe ndalohen për 48 orë dy të dyshuar për grabitjet e armatosura në argjendaritë e Gjakovës

    Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se janë identifikuar dhe ndaluar për 48 orë, dy (2) personat e dyshuar për përfshirje në dy rastet e grabitjeve të armatosura, të ndodhura më 5 dhe 16 nëntor 2026, në dy argjendari në qytetin e Gjakovës.

    Sipas një njoftim bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy personat e dyshuar janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    “Gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastet. Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, siç thuhet në njoftim ndaj dy personave të dyshuar, brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. /Telegrafi/

  • Gashi: Kushtetuta duhet të jetë themeli i stabilitetit, të kujdesemi për të ruajtur atë që është arritur dhe të përpiqemi ta përmirësojmë atë

    Gashi: Kushtetuta duhet të jetë themeli i stabilitetit, të kujdesemi për të ruajtur atë që është arritur dhe të përpiqemi ta përmirësojmë atë

    Tridhjetë e pesë vjet pas miratimit të Kushtetutës, sfida me të cilën përballemi është të kujdesemi dhe të ruajmë atë që është arritur, por në të njëjtën kohë të përpiqemi për avancimin e saj dhe të sigurohemi që parimet kushtetuese të jetësohen në praktikën e përditshme institucionale.

    Sepse sundimi i ligjit nuk matet vetëm me numrin e ligjeve të miratuara, por edhe më shumë me zbatimin e tyre, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për një vend me aspirata integrimi evropian, theksoi Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në hapjen e Konferencës Shkencore me disa diskutime në panel me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës së parë të Republikës së Maqedonisë, të organizuar nga Kuvendi, Instituti i Historisë Kombëtare dhe Arkivi Shtetëror.

    Ai theksoi se si një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, integrimi nuk është vetëm çështje marrëdhëniesh me institucionet e Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha një proces i ndërtimit të institucioneve funksionale, forcimit të drejtësisë, mbrojtjes së lirive dhe garantimit të dinjitetit të qytetarëve.

    “Prandaj, Kushtetuta duhet të jetë themeli i stabilitetit, një instrument për zhvillim dhe një thesar në të cilin ruhen vlerat themelore të shtetit”, tha Gashi.

    Bazuar në këtë, theksoi Gashi, ky përvjetor është një moment kujtimi, por edhe më shumë një moment vetëvlerësimi dhe vetëvlerësimi institucional./Telegrafi/

  • Associated Press writes about Thaci’s second sentence

    Former Kosovo President Hashim Thaci has again been found guilty by Kosovo’s Specialised Chambers (The Special Court) with headquarters at The Hague. During the session held Tuesday, he was sentenced to 17 months in additional prison sentences on charges involving attempts to undermine justice and contempt of the court.

    According to the verdict read by Canadian Judge Christopher Gosnell, this sentence will be added to the 25-year prison sentence Thaci is currently serving for war crimes following the decision handed down in September.

    His defence lawyer, Luka Misetic, has announced immediately via the X social platform that the decision will be appealed.

    What did the court find?

    In the act declared on Tuesday, the court found that Thaci had uncovered confidential information concerning key witnesses in the war crimes trial. According to the court, during visits to custody in 2023, he had forwarded instructions through visitors on how witnesses should testify to the court.

    Justice Gosnell described these works as an attack on the integrity of the judicial system, which is a fundamental basis of rule of law. However, Thaci was acquitted of two other points raised under these charges.

    As soon as the judge has completed reading the sentence, Thaci has removed the headphones of the Simultan translation and broke out with the statement:

    This is politics, not justice. )

    How were the others condemned?
    In this trial, Thaci was tried along with four other people for possible influence on witnesses:

    Bashkim Smaj and Fadil Fazliu were convicted of attempted obstruction of justice and sentenced to 12 months in prison. However, because of the time already spent in custody, the court ordered the release of the hettitimate of them.

    Hajredin Kuci was convicted of a court contempt clause and sentenced to a month in prison on bail.

    Isni Kilaj was acquitted of all charges and acquitted.

    Returning and Reactions

    This decision comes just months after capital punishment to 25 years in prison that Thaci received in September along with three other former leaders of the Kosovo Liberation Army ( KLA, on charges linked to the 19981999 war period.

    Thaci, who resigned from the post of president nearly six years ago to surrender voluntarily to international justice, continues to enjoy broad support in Kosovo, where most of his citizens and supporters continue to be considered hero of the country’s war and liberation.

    Source Layer: Signal