Blog

  • Kriza e emigracionit në Spanjë, mbi 2 mijë persona mbërrijnë në Ishujt Kanarie brenda 48 orëve

    Kriza e emigracionit në Spanjë, mbi 2 mijë persona mbërrijnë në Ishujt Kanarie brenda 48 orëve

    Gati 2,200 migrantë kanë mbërritur me varka në Ishujt Kanarie të Spanjës brenda vetëm dy ditësh, duke shkaktuar shqetësim te autoritetet për rritjen e fluksit në një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit në botë.

    Sipas Shërbimit Spanjoll të Shpëtimit Detar, ekipet kanë ndihmuar 1,324 persona të cilët ndodheshin në 14 gomone, shumica e të cilëve mbërritën në ishullin El Hierro, që ka rreth 12 mijë banorë, raporton AP.

    Numri i personave të shpëtuar iu afrua rekordit ditor të kësaj rruge migratore, prej 1,461 personash, të regjistruar në nëntor të vitit 2020.

    Punonjësit e Kryqit të Kuq kanë pritur të ardhurit në porte, duke u siguruar veshje të thata, ushqim dhe ujë, si dhe duke regjistruar mbërritjen e tyre.

    Spanja kishte shpallur më herët emergjencë migratore në Ishujt Kanarie, pas rritjes së mbërritjeve gjatë javëve të fundit, veçanërisht nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme spanjolle, më shumë se 13 mijë nga mbi 28 mijë personat që mbërritën në Spanjë përmes detit nga janari deri në fund të tetorit kishin zbritur në Ishujt Kanarie.

    Shumica e migrantëve nisen nga Mauritania dhe vende të tjera të Afrikës Perëndimore, duke përshkuar Oqeanin Atlantik me mjete të improvizuara lundrimi. Udhëtimi mund të zgjasë disa ditë ose edhe javë dhe konsiderohet një nga rrugët më vdekjeprurëse të migracionit.

    Burimi: Dukagjini

  • “Duket shumë mirë”, Musk inspekton anijen Starship pas misionit historik

    “Duket shumë mirë”, Musk inspekton anijen Starship pas misionit historik

    Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, është parë në bazën e lëshimit Starbase në Teksas, duke inspektuar personalisht anijen kozmike Starship 42, një ditë pas përfundimit të suksesshëm të fluturimit të saj të 15-të testues.

    Në një video të publikuar në X, Musk shihet së bashku me punonjës të SpaceX duke kontrolluar pllakat e mburojës termike të anijes, të cilat i mbijetuan temperaturave ekstreme gjatë rikthimit në atmosferën e Tokës.

    “Starship 42 na sjell një sasi të jashtëzakonshme të dhënash për përmirësime të mëtejshme të mburojës termike”, deklaroi Musk, duke reaguar ndaj videos.

    Ai u shpreh i kënaqur edhe me gjendjen e përgjithshme të anijes pas kthimit.

    “Në përgjithësi, mburoja termike duket shumë mirë. Edhe motorët duken shumë mirë. Starship 42 ndoshta mund të fluturojë sërish brenda disa javësh, pas riparimeve dhe përgatitjeve të nevojshme”, tha Musk.

    Megjithatë, ai pranoi se nevojiten ende shumë përmirësime të vogla për të arritur ripërdorimin e menjëhershëm të anijes, ngjashëm me aeroplanët, pa pasur nevojë për riparime ndërmjet fluturimeve.

    Starship 42 realizoi një mision orbital prej rreth 22 orësh e 32 minutash, gjatë të cilit vendosi në orbitë 26 satelitë Starlink dhe kreu afërsisht 14 rrotullime rreth Tokës.

    Më 14 nëntor, anija u kthye në Starbase, ku u kap për herë të parë nga krahët mekanikë të kullës së lëshimit, duke shënuar një arritje të rëndësishme për SpaceX.

    Pas inspektimit fillestar, anija është transportuar në objektet e prodhimit të kompanisë për kontrolle të mëtejshme, ndërsa SpaceX synon të realizojë fluturime të tjera testuese në muajt në vijim. /Telegrafi/

  • Rubineti nxjerr shumë pak ujë? Një pastrim i thjeshtë mund ta zgjidhë problemin pa hidraulik

    Rubineti nxjerr shumë pak ujë? Një pastrim i thjeshtë mund ta zgjidhë problemin pa hidraulik

    Nëse uji nga rubineti fillon të rrjedhë me presion të dobët, shkaku mund të jetë më i thjeshtë nga sa mendoni.

    Shpesh problemi fshihet te ajrosësi, rrjeta e vogël në majë të rubinetit, ku grumbullohen gëlqere, rërë dhe ndryshk.

    Për ta pastruar, mjafton ta çmontoni me kujdes, ta shpëlani me ujë dhe ta lini në uthull për të larguar gurëzat e gëlqeres.

    Më pas, pastrojeni me një furçë dhëmbësh dhe vendoseni sërish. Nëse është dëmtuar, rekomandohet zëvendësimi.

    Nëse presioni është i dobët në të gjitha rubinetet, problemi mund të lidhet me valvulat, tubat ose furnizimin me ujë.

    Kontrolloni gjithashtu nëse valvulat poshtë lavamanit janë plotësisht të hapura dhe nëse tubat fleksibël janë përthyer.

    Në rastet kur rrjedha mbetet e dobët edhe pas këtyre kontrolleve, ose vëreni lagështi në mure dhe dëgjoni zhurmë uji brenda tyre, këshillohet të kontaktoni një hidraulik. /Telegrafi/

  • Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës sëMaqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43 % në raport me vendimin e datës 9.11.2026.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,998 den/kg dhe do të jetë 48,314 den/kg.

    Në vendimin e KRrE-së është zbatuar vendimi i Qeverisë për shumën e ulur të TVSh-së për derivatin e naftës EURODIZEL (D-E V) në shumë prej 10% dhe është zbatuar shuma e ulur të akcizës prej 1,00 den/l për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe shumën e ulur të akcizës prej 4,00 den/l për EURODIZELIN (D-Е V).

    Nga data 17.11.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
    • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
    • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 92,00 (denarë/litër)
    • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 100,50 (denarë/litër)
    • Mazut М-1 SU 48,314 (denarë/kilogram).
  • KE distancohet nga kënga nacionaliste serbe: U​ përzgjodh nga grupi, nuk ishte miratuar nga ne

    KE distancohet nga kënga nacionaliste serbe: U​ përzgjodh nga grupi, nuk ishte miratuar nga ne

    Komisioni Evropian është distancuar nga kënga nacionaliste serbe, e cila shkaktoi reagime të shumta në Kosovë pasi u këndua në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

    Në një përgjigje për Telegrafin, KE ka bërë të ditur se kënga ishte përzgjedhur nga vetë grupi muzikor dhe se nuk kishte marrë miratimin e institucionit evropian, duke shprehur njëkohësisht keqardhje për këtë zgjedhje.

    “Siç tha komisionerja Kos këtë mëngjes, kënga në fjalë u përzgjodh nga grupi muzikor dhe nuk ishte miratuar nga Komisioni. Na vjen keq për këtë zgjedhje të grupit muzikor”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

    Komisioni ka theksuar se është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë që shkakton kjo çështje, veçanërisht për shkak të historisë së dhimbshme dhe përvojave të ndryshme të komuniteteve në Kosovë.

    “Ajo prek çështje të ndjeshme, veçanërisht duke pasur parasysh historinë e dhimbshme dhe përvojat e ndryshme të komuniteteve në Kosovë”, thuhet tutje në përgjigjen e KE-së.

    Po ashtu, KE ka nënvizuar se përmbajtja e këngës nuk duhet të ndërlidhet me qëndrimin zyrtar të institucionit apo të komisioneres Marta Kos ndaj Kosovës.

    “Kënga në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian apo të komisioneres Kos lidhur me Kosovën dhe historinë e saj”, thekson institucioni evropian.

    Në përgjigjen për Telegrafin, Komisioni ka përcjellë edhe një mesazh për të ardhmen e përbashkët evropiane, duke bërë thirrje për tejkalimin e ndasive dhe ndërtimin e një shoqërie ku të gjithë ndihen të përfshirë.

    “Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën tonë të përbashkët, por mund ta zgjedhim të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe kjo e ardhme duhet të jetë evropiane — një e ardhme pa ndarje, ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre. Ne nuk po u kërkojmë njerëzve t’i harrojnë dallimet e tyre. Ne po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk janë më arsye për të jetuar të ndarë”, ka shtuar Komisioni Evropian.

    Duke iu referuar njërit prej folësve në aktivitetin e djeshëm, Komisioni ka përsëritur rëndësinë e dallimit mes diversitetit dhe ndasive.

    “Siç tha njëri nga folësit në aktivitetin e djeshëm: dallimet janë të mira, ndarjet jo”, ka shtuar KE.

    Në fund, Komisioni Evropian ka ritheksuar se incidenti nuk e ndryshon angazhimin e tij për perspektivën evropiane të Kosovës.

    “Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”.

    Reagimi i Komisionit Evropian vjen pas raportimeve dhe reagimeve të shumta lidhur me këngën e kënduar në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, si dhe pas deklarimit të mëhershëm të Marta Kos, e cila shprehu keqardhje për melodinë që nxiti reagime në Kosovë. /Telegrafi/

  • Real Madridi informohet për gjendjen e Bernardo Silvas para përballjes me Celta Vigon

    Real Madridi informohet për gjendjen e Bernardo Silvas para përballjes me Celta Vigon

    Bernardo Silva ka shpëtuar nga një lëndim gjatë angazhimeve me Kombëtaren e Portugalisë dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në La Liga.

    Mesfushori u largua nga grumbullimi i përfaqësueses portugeze pas ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Danimarkës, të cilën Portugalia e humbi me rezultat 4-1.

    Bernardo Silva u aktivizua në minutën e 79-të dhe shënoi golin e vetëm për portugezët, por më pas u largua nga grumbullimi për shkak të disa shqetësimeve fizike.

    Sipas gazetës Marca, largimi i tij ishte vetëm një masë paraprake, pasi ekzaminimet nuk kanë zbuluar ndonjë lëndim te mesfushori.

    Kështu, Bernardo pritet të jetë në dispozicion për përballjen e së shtunës ndaj Celta Vigos në kuadër të La Ligës.

    Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Aurelien Tchouameni do të rikuperohet në kohë për këtë takim. Mesfushori francez ka pësuar një lëndim në muskujt aduktorë dhe vendimi për aktivizimin e tij do të merret më afër fundit të javës./Telegrafi/

  • Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

    Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me incidentin e ndodhur gjatë eventit të mbrëmshëm ku u interpretua një këngë me përmbajtje nacionaliste kundër Kosovës.

    Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, kreu i qeverisë e cilësoi këtë veprim si të papërshtatshëm dhe theksoi se ai nuk duhet të kalojë në heshtje.

    Rama theksoi se incidente të tilla nuk duhet të rikthejnë tensionet e së kaluarës në rajon.

    “Më lejoni të them diçka para se ti përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, që nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi. U interpretua nën titullin e bukur melodik të unitetit.

    Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, por ka të bëjë me nevojën që të mos lihet të kalojë në heshtje asgjë që na bën të kthehemi në të shkuarën. Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh, për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën tonë, në anën e Europës, pra të mos shkojë në të kundër të kësaj bindjeje. Por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos lëmë hapësirë për bertejat mesjetare. Të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim”, tha kryeministri Rama. /Euronews.a/

    – YouTube www.youtube.com

  • Textile, finance gastronomics business for cocaine arrested in operation

    The persons arrested in the Narcotics operation — including the former Justice Minister Astrit Haraqi — figure linked to several registered businesses in Kosovo, which exercise activities in various economic sectors.

    Guzim Feka figures co-owner at company FINANCE GROUP GG SH.P.K.E., along with Gokay Yaman.

    From available data for this company, it is said to have been registered at ARBK on November 3rd, 2022.

    The main activity has hotels and accommodation, while two other activities in the registry are found: the majority trade in clothing and shoes, as well as other retail trade in non specialised stores

    Meanwhile, Astrit Harakia figures in connection with the company Klette &Algas S.P.K..

    According to data published on this business, the company’s activities include restaurants and food service activities as main activities, hotels and accommodation, rent and real estate, travel agencies, other recreation and recreation activities, among other things.

    On behalf of Stenovci, known as Dajya, finds business D.P.T. Tony S.P.K..

    According to census data, the main activity of this enterprise is the retail trade of textiles in specialised stores.

    Like secondary and other activities, business has registered the retail trade of furniture, lighting equipment, and other household items, the retail trade of other new goods, and the retail trade in used goods.

    While Albana Xhemajli, suspected in the same case of her role in collecting money from selling narcotics, business-related figures LaBancho.

    The main activity of this business is the vast trade in perfume and cosmetics articles and retail trade and textiles in specialized stores.

    These businesses result in belonging to some of the people involved in the case file, in which the Prosecutorate describes allegations of the functioning of a network of cocaine supply and distribution.

    According to the Prosecutor’s file provided by Inseder, Stanovci allegedly co-ordinated the group’s activity, while Astrit Haraqi and other people are suspected of providing narcotics. Gezim Feka and others are suspected of distributing, while Albana Xhemajli for collecting money from sales. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    Personat e arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, në mesin e të cilëve ish-ministri i Drejtësisë, Astrit Haraqija, figurojnë të lidhur me disa biznese të regjistruara në Kosovë, që ushtrojnë veprimtari në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

    Gëzim Feka figuron bashkëpronar në kompaninë “FINANCE GROUP GG SH.P.K.”, së bashku me Gokay Yaman.

    Nga të dhënat e disponueshme për këtë kompani, thuhet se është regjistruar në ARBK më 3 nëntor të vitit 2022.

    Aktivitet kryesor ka hotelet dhe akomodimin, ndërsa në regjistër figurojnë edhe dy aktivitete të tjera: tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve, si dhe tregtia tjetër me pakicë në dyqane jo të specializuara

    Ndërkaq, Astrit Haraqija figuron i lidhur me kompaninë “Klesta&Algas SH.P.K.”.

    Sipas të dhënave të publikuara për këtë biznes, aktivitetet e kësaj kompanie përfshijnë restorantet dhe aktivitetet shërbyese lëvizëse të ushqimit si aktivitet kryesor, hotelet dhe akomodimi, qiradhënia dhe patundshmëria, aktivitetet e agjencive të udhëtimit, aktivitetet e tjera të argëtimit dhe rekreacionit, ndër të tjera.

    Në emër të Jeton Stanovcit, i njohur me nofkën “Daja”, figuron biznesi D.P.T. Toni SH.P.K..

    Sipas të dhënave të regjistrimit, aktivitet kryesor i kësaj ndërmarrjeje është tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara.

    Si aktivitete sekondare dhe të tjera, biznesi ka të regjistruara edhe tregtinë me pakicë të mobilieve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve të tjerë shtëpiakë, tregtinë me pakicë të mallrave të tjera të reja, si dhe tregtinë me pakicë të mallrave të përdorura.

    Ndërsa Albana Xhemajli, e dyshuar në të njëjtin rast për rolin e saj në mbledhjen e parave nga shitja e narkotikëve, figuron e lidhur me biznesin LaBancho.

    Aktivitet kryesor i këtij biznesi është tregtia me shumicë e artikujve të parfumerisë dhe kozmetikës dhe tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara.

    Këto biznese rezultojnë të jenë në pronësi të disa nga personave të përfshirë në dosjen “Heshtja”, në të cilën Prokuroria përshkruan dyshimet për funksionimin e një rrjeti të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës.

    Sipas dosjes së Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi, Jeton Stanovci dyshohet se koordinonte aktivitetin e grupit, ndërsa Astrit Haraqija dhe persona të tjerë dyshohen për furnizimin me narkotikë. Gëzim Feka dhe të tjerët dyshohen për shpërndarjen e tyre, ndërsa Albana Xhemajli për mbledhjen e parave nga shitjet. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Forcat jemenase tërhiqen për të mbrojtur qytetin portual nga rebelët Huthi

    Forcat jemenase tërhiqen për të mbrojtur qytetin portual nga rebelët Huthi

    Forcat qeveritare në Jemen të mbështetura nga Arabia Saudite kanë njoftuar tërheqjen e trupave nga zona strategjike pranë Ngushticës Bab el-Mandeb, për t’i përforcuar pozicionet ushtarake në qytetin e Adenit, kryeqytetin e përkohshëm të vendit.

    Vendimi vjen pas disa javësh luftimesh të intensifikuara me rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, të cilët kanë zgjeruar kontrollin në disa zona strategjike të Jemenit.

    Forcat e Armatosura Jugore, që luftojnë në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, kanë bërë të ditur se po tërheqin trupat nga aeroporti i Dhubabit dhe zona përreth Bab el-Mandebit, me qëllim të përforcimit të vijave të frontit dhe përballjes me kërcënimet ekzistuese.

    Në deklaratën e tyre, ato kanë theksuar se siguria e Adenit dhe e rajoneve përreth është prioritet, raporton BBC.

    Ndërkohë, mediat e kontrolluara nga Huthit kanë raportuar se kjo lëvizje ka bërë që rebelët të marrin kontrollin e territoreve të braktisura nga forcat qeveritare. Arabia Saudite nuk ka komentuar ende zhvillimet.

    Tërheqja shënon fundin e një ofensive disa-javore të forcave proqeveritare për të siguruar kontrollin mbi zonën pranë Ngushticës Bab el-Mandeb, një korridor jetik për transportin ndërkombëtar detar, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit.

    Huthit kishin marrë kontrollin e kësaj zone në një ofensivë të befasishme në shtator. Në fillim të tetorit, forcat proqeveritare pretenduan se e kishin siguruar ngushticën, ndërsa rebelët thanë se kishin marrë nën kontroll edhe ishullin Perim dhe qytetin port strategjik të Mokhas.

    Huthit kanë deklaruar se nuk përbëjnë kërcënim për anijet tregtare ndërkombëtare që kalojnë nëpër këtë ngushticë, por kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të shënjestrojnë anijet që lidhen me Arabinë Saudite.

    Marrja e kontrollit mbi këtë zonë ka ndikuar edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke kontribuar në rritjen e çmimeve të naftës. Arabia Saudite ishte mbështetur në rrugën detare përmes Detit të Kuq për eksportimin e naftës, pasi lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kishte bllokuar praktikisht Ngushticën e Hormuzit.

    Zëdhënësja e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, Ravina Shamdasani, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të mbrojnë civilët dhe infrastrukturën civile.

    Ajo ka bërë të ditur se, që nga përshkallëzimi i luftimeve në gusht, më shumë se 60 për qind e viktimave civile të dokumentuara kanë qenë gra dhe fëmijë.

    Huthit kanë kryer disa sulme ndaj Adenit gjatë javëve të fundit. Në njërin prej tyre, më 15 tetor, u shënjestrua pallati presidencial, ku pesë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën.

    Në përgjigje, Arabia Saudite ka kryer qindra sulme ajrore, ndërsa Huthit kanë lëshuar qindra dronë dhe raketa drejt qyteteve dhe infrastrukturës saudite.

    Sipas Kombeve të Bashkuara, përshkallëzimi i luftimeve ka detyruar afro 330 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre. Qindra të tjerë raportohet se janë vrarë.

    Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi rrëzuan qeverinë nga kryeqyteti Sana. Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion shtetesh arabe i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht për të rikthyer qeverinë në pushtet.

    Një armëpushim jozyrtar, që kishte zgjatur katër vjet, nisi të shpërbëhej në korrik, kur Huthit shpallën një “bllokadë detare” ndaj Arabisë Saudite dhe nisën sulme me raketa e dronë ndaj aeroporteve, objekteve të naftës dhe cisternave saudite në Detin e Kuq.

    Rebelët kanë pretenduar se sulmet e tyre janë kundërpërgjigje ndaj bllokadës saudite të porteve dhe aeroporteve në territoret e kontrolluara prej tyre, si dhe ndaj një sulmi ajror në aeroportin e Sanas, për të cilin kanë fajësuar Arabinë Saudite.

    Burimi: Dukagjini