Blog

  • LEX | Gjykata shpall fajtor 4 të akuzuarit në rastin e trafikimit me njerëz në Prishtinë, rasti i Fabiana Vega, Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj marrin nga 5 vjet burgim për grabitje

    LEX | Gjykata shpall fajtor 4 të akuzuarit në rastin e trafikimit me njerëz në Prishtinë, rasti i Fabiana Vega, Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj marrin nga 5 vjet burgim për grabitje

    LEX | Gjykata shpall fajtor 4 të akuzuarit në rastin e trafikimit me njerëz në Prishtinë, rasti i Fabiana Vega, Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj marrin nga 5 vjet burgim për grabitje

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj katër të akuzuarve në rastin që përfshin akuza për krim të organizuar, trafikim me njerëz dhe vepra të tjera penale.

    Elton Lecaj është dënuar me 5 vjet burgim, ndërsa Fabiana Anais Cobos Vega dhe Batuhan Beyoglu janë dënuar me nga 2 vjet e 6 muaj burgim. Liridon Jashanica është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Vega dhe Beyoglu akuzoheshin për krim të organizuar në lidhje me trafikimin me njerëz. Beyoglu ngarkohej gjithashtu me një akuzë për shitblerje të narkotikëve. Lecaj dhe Jashanica akuzoheshin për grabitje dhe për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

    Siç ka raportuar më herët Gazeta Sinjali, Prokuroria pretendonte se Vega kishte rol drejtues në një grup që rekrutonte vajza nga Amerika Latine dhe i sillte në Kosovë për shfrytëzim seksual. Sipas aktakuzës, të dëmtuarat udhëtonin përmes Tiranës drejt Prishtinës, ku strehoheshin në banesa.

    Shënim: Personat e apostrofuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ireland’s big hit before match with Kosovo, captain loses crucial confrontation

    Ireland’s representative has received a significant blow on the eve of a decisive match against Kosovo in the League of Nations.

    Irish captain Nathan Collins will not be available to choice Heimir Hallrimsson for Tuesday’s meeting, held in Dublin by 20:45.

    Branford’s defender suffered a knee injury during a 1:0 loss to Austria on Saturday, making his appearance against the Dardans impossible.

    After medical examinations, Collins was released from the gathering of the Irish representative and returned to his club for treatment and recovery.

    To cover up the captain’s absence, choice Hallgrimsson has decided to invite defender Jimmy Dunne, who will join the Kosovo confronting team.

    Collins’ absence is considered an important defeat for the Irish, given his role in the department of the department of disincentive and the experience it brings to the team.

    On the other hand, Kosovo aims to exploit this confrontation to better close the spread of the League of Nations.

    The Dardans had won the first match against Ireland with a score of 260 and will seek another positive result in Dublin.

    Tuesday’s meeting is expected to be crucial to the final ranking in the group, with both representatives aimed at the second position.

    Source Layer: Dukeagini

  • Goditje e madhe për Irlandën para ndeshjes me Kosovën, kapiteni humb përballjen vendimtare

    Goditje e madhe për Irlandën para ndeshjes me Kosovën, kapiteni humb përballjen vendimtare

    Përfaqësuesja e Irlandës ka marrë një goditje të rëndësishme në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

    Kapiteni i irlandezëve, Nathan Collins, nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Heimir Hallgrimsson për takimin e së martës, që zhvillohet në Dublin nga ora 20:45.

    Mbrojtësi i Brentfordit pësoi një lëndim në gju gjatë humbjes 1:0 ndaj Austrisë, të shtunën, duke e bërë të pamundur paraqitjen e tij kundër Dardanëve.

    Pas ekzaminimeve mjekësore, Collins është liruar nga grumbullimi i përfaqësueses irlandeze dhe është rikthyer te klubi i tij për trajtim dhe rikuperim.

    Për ta mbuluar mungesën e kapitenit, përzgjedhësi Hallgrimsson ka vendosur të ftojë mbrojtësin Jimmy Dunne, i cili do t’i bashkohet skuadrës për përballjen me Kosovën.

    Mungesa e Collinsit konsiderohet një humbje e rëndësishme për irlandezët, duke pasur parasysh rolin e tij në repartin defensiv dhe përvojën që sjell në skuadër.

    Në anën tjetër, Kosova synon të shfrytëzojë këtë përballje për ta mbyllur sa më mirë edicionin e Ligës së Kombeve.

    Dardanët kishin fituar ndeshjen e parë ndaj Irlandës me rezultat 1:0 dhe do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në Dublin.

    Takimi i së martës pritet të jetë vendimtar për renditjen përfundimtare në grup, me të dyja përfaqësueset që synojnë pozitën e dytë.

    Burimi: Dukagjini

  • YouTube, Facebook apo TikTok? Ja cilin rrjet social përdorin më shumë amerikanët

    YouTube, Facebook apo TikTok? Ja cilin rrjet social përdorin më shumë amerikanët

    YouTube mbetet rrjeti social më i përdorur në Shtetet e Bashkuara, i ndjekur nga Facebook dhe Instagram.

    Këto janë gjetjet e raportit vjetor të Qendrës Kërkimore Pew, i cili analizon përdorimin e platformave sociale nga amerikanët dhe dallimet mes grupeve të ndryshme të popullsisë.

    Sipas raportit për vitin 2026, tri platformat kryesore ruajnë pozicionet e tyre edhe për shkak të përdorimit të gjerë nga grupmoshat më të mëdha.

    YouTube, Facebook dhe Instagram janë njëkohësisht rrjetet sociale më të përdorura nga amerikanët e moshës 65 vjeç e lart.

    Megjithatë, përtej renditjes së përgjithshme, të dhënat tregojnë dallime të rëndësishme në përdorimin e platformave, në varësi të moshës, gjinisë, të ardhurave familjare dhe orientimit politik.

    Rritet përdorimi i Snapchat dhe WhatsApp

    Aplikacionet e përqendruara te komunikimi po zgjerojnë gjithashtu praninë e tyre në shoqërinë amerikane.

    Përdorimi i Snapchat dhe WhatsApp është rritur me nga 1 pikë krahasuar me një vit më parë.

    Snapchat vazhdon të jetë më i përhapur te gratë amerikane. Sipas të dhënave, këtë platformë e përdorin 30% e grave, kundrejt 21% të burrave.

    Ndërkohë, WhatsApp përdoret tashmë nga një përqindje më e lartë e burrave amerikanë sesa e grave, duke shënuar një ndryshim krahasuar me vitin e kaluar.

    Dallimet sipas të ardhurave familjare

    Raporti evidenton gjithashtu ndryshime në përdorimin e rrjeteve sociale në varësi të nivelit ekonomik të familjeve amerikane.

    Snapchat është më i përhapur në familjet me të ardhura vjetore nën 70 mijë dollarë.

    Në krahun tjetër, WhatsApp regjistron nivelin më të lartë të përdorimit, prej 40%, te amerikanët që jetojnë në familje me të ardhura vjetore prej të paktën 100 mijë dollarësh.

    Në përgjithësi, platformat sociale shfaqin dallime të dukshme mes grupeve ekonomike.

    Facebook dhe TikTok priren të jenë më të përhapura në familjet me të ardhura më të ulëta, ndërsa LinkedIn tërheq më shumë përdorues nga familjet me të ardhura më të larta.

    Nextdoor, diferencë e madhe mes familjeve me të ardhura të ulëta dhe të larta

    Një tjetër platformë që evidenton dallimet ekonomike është Nextdoor, e përfshirë relativisht vonë në raportet vjetore të Pew Research Center.

    Përdorimi i këtij aplikacioni është rritur me 5 pikë gjatë pesë viteve të fundit.

    Megjithatë, vetëm 9% e amerikanëve që jetojnë në familje me të ardhura vjetore prej 30 mijë dollarësh ose më pak përdorin Nextdoor.

    Në familjet me të ardhura vjetore mbi 100 mijë dollarë, kjo përqindje arrin në 23%.

    Të dhënat e raportit tregojnë se përdorimi i rrjeteve sociale në SHBA nuk përcaktohet vetëm nga mosha dhe gjinia, por ndikohet edhe nga niveli ekonomik i përdoruesve, duke evidentuar dallime të konsiderueshme në preferencat për platformat e ndryshme. /Telegrafi/

  • The dump in Pristina, until when is chaos expected to last?

    DPublic Services writer in the Pristina municipality, Leutrim Retkoceri, has been speaking today on the show, “Speak with Arin’ in Klan Kosova on the situation of waste and measures being taken for their management, following the commitment of private operators to their removal.

    Ratkocer has announced that by Wednesday the situation in the capital is expected to stabilise.

    During the conversation, Arientin Abdelini and Artina Breznica have also addressed the numerous complaints of citizens who continue to be made about junk.

    Ratkocer has also talked about the soft credit, whose signature, according to him, is being hampered by Finance Minister Hekuran Murati.

    He has stressed that this loan would enable the long-term solution to the problem of waste throughout the region where the company has operated.

    According to Retkocer, the situation is also disturbing in the Mirush warehouse.

    He has claimed that the obstacles to this loan are politically motivated, while the consequences, according to him, are directly bearing citizens, who are also taxpayers.

  • Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

    Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

    Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

    Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka folur sot në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova për situatën me mbeturinat dhe masat që po ndërmerren për menaxhimin e tyre, pas angazhimit të operatorëve privatë për largimin e tyre.

    Retkoceri ka njoftuar se deri të mërkurën pritet që situata në kryeqytet të stabilizohet.

    Gjatë bisedës, Arientin Abdyli dhe Artina Breznica kanë adresuar edhe ankesat e shumta të qytetarëve që vazhdojnë të bëhen lidhur me bërllokun.

    Retkoceri ka folur edhe për kredinë e butë, nënshkrimi i së cilës, sipas tij, po pengohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Ai ka theksuar se kjo kredi do të mundësonte zgjidhjen afatgjatë të problemit të mbeturinave në të gjithë regjionin ku operon kompania “Pastrimi”.

    Sipas Retkocerit, gjendja është shqetësuese edhe në deponinë e Mirashit.

    Ai ka pretenduar se pengesat për këtë kredi janë të motivuara politikisht, ndërsa pasojat, sipas tij, po i bartin drejtpërdrejt qytetarët, të cilët janë edhe taksapagues.

  • Terreza children in Malisheva are forced to walk over 3km to school

    – What?A resident of the village of Trèza of Malisheva has addressed a concern on the show “Speak with Arin’ in Klan Kosova, over the lack of transportation for students.

    He has indicated that children must travel over three miles [3 km] to go to school, although their transportation was previously provided by the municipality.

    The resident noted that the situation becomes even more difficult because of the presence of wandering dogs, increasing concern about the safety of children on their way to school.

  • Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

    Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

    Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

    Një banor i fshatit Tërpezë të Malishevës ka adresuar një shqetësim në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, lidhur me mungesën e transportit për nxënësit.

    Ai ka treguar se fëmijët duhet të përshkojnë mbi tre kilometra për të shkuar në shkollë, ndonëse më herët transporti i tyre ishte siguruar nga komuna.

    Banori ka theksuar se situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të pranisë së qenve endacakë, duke shtuar shqetësimin për sigurinë e fëmijëve gjatë rrugës për në shkollë.

  • Shasivari për rastin në Ohër: Policia, Prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione dhe pa privilegje

    Shasivari për rastin në Ohër: Policia, Prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione dhe pa privilegje

    “Rasti i vajzës 26-vjeçare nga Ohri, e cila u rrah brutalisht, si dhe tragjedia e fundit e vajzës 17-vjeçare që humbi jetën në Bogdanci, janë paralajmërime serioze se dhuna ndaj grave kërkon një përgjigje institucionale pa kompromis”, beson Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari.

    Ai dënoi çdo formë të dhunës ndaj grave, duke theksuar se nuk ka justifikim për dhunën, nuk ka vend për relativizim dhe nuk ka tolerancë për përpjekjet për të mbuluar ose ndikuar në procedura.

    Ministri pret që të gjitha institucionet kompetente, secila brenda kornizës së kompetencave të tyre ligjore, të veprojnë profesionalisht, shpejt, pa dallim dhe me përgjegjësi të plotë.

    “Policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presion, pa privilegje dhe pa standarde të dyfishta. Çdo mosveprim, mosveprim ose ndikim i paligjshëm i mundshëm duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit dhe llogaridhënies së duhur. Shteti ka një detyrim ligjor dhe mekanizma ligjorë për të mbrojtur viktimat dhe për të sanksionuar autorët. Kodi i ri Penal forcon më tej mbrojtjen e ligjit penal kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Dënimet me burgim parashikohen për format më të rënda të dhunës, dhe për vepra të caktuara penale në kontekstin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, parashikohet ndjekje penale ex officio, pa ia kaluar barrën e procedurës viktimës”, tha ministri Shasivari.

    Ai shtoi se ligjet nuk duhet të mbeten vetëm dispozita të shkruara dhe tha se ato duhet të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme.

    “Çdo raport duhet të merret seriozisht, çdo rrezik duhet të njihet në kohë dhe çdo viktimë duhet të marrë mbrojtje të përshtatshme. Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë. Asnjë vajzë nuk duhet të pyesë veten nëse shteti do ta mbrojë. Asnjë autor krimi nuk duhet të mendojë se do të mbetet i paprekshëm. Mbrojtja e viktimave duhet të jetë përparësi, ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe përgjegjësia duhet të jetë rregull, jo përjashtim. Dhuna duhet të ndalet, institucionet duhet të veprojnë dhe duhet të ketë përgjegjësi”, thotë Shasivari.

  • Shkatërrohet rrjeti i kokainës në Trieste të Italisë, arrestohen pesë persona

    Shkatërrohet rrjeti i kokainës në Trieste të Italisë, arrestohen pesë persona

    Pesë persona janë arrestuar nga karabinierët në zonën e Triestes, në Itali, në kuadër të një operacioni kundër trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas italianë nga Trieste dhe dy shtetas shqiptarë, banues në rajonin e Lombardisë.

    Operacioni u zhvillua nga efektivët e Njësisë Operative dhe Radiomobile të Karabinierëve të Aurisinës, në zbatim të një urdhri për masën e sigurisë “arrest me burg”, të lëshuar nga Gjykata e Triestes me kërkesë të Prokurorisë.

    Hetimet nisën në muajin shkurt, pas sekuestrimit të disa dozave kokainë te konsumatorë lokalë, të cilët dyshohet se e kishin blerë lëndën narkotike në banesën e një 59-vjeçari në Duino Aurisina, shkruan media italiane, Friulioggi.

    Pas këtij konstatimi, hetuesit zhvilluan vëzhgime, ndjekje dhe përgjime telefonike e ambientale, duke arritur të identifikojnë personat e dyshuar si korrierë, furnizues dhe financues të rrjetit të shpërndarjes së kokainës në provincën e Triestes.

    Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë edhe dy burra, 59 dhe 62 vjeç, të dy nga Trieste, të cilët u kapën duke transportuar përkatësisht 100 dhe 33 gramë kokainë.

    Sipas hetuesve, rrjeti kishte një mënyrë të organizuar shpërndarjeje, pasi lënda narkotike u dërgohej klientëve drejtpërdrejt në banesat e tyre ose në vendet e punës.

    Blerësit ishin kryesisht konsumatorë të rregullt nga zona e Triestes, të cilët janë identifikuar dhe raportuar tek autoritetet.

    Në mesin e personave të dyshuar si furnizues kryesorë është një 49-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndodhet prej disa muajsh në burgun e Bergamos, pasi ishte arrestuar më herët për posedim të 94 kilogramëve kokainë me qëllim trafikimin.

    Sipas hetimeve, një pjesë e kësaj sasie dyshohet se ishte destinuar për tregun e drogës në Trieste, transmeton Telegrafi.

    Pas përfundimit të procedurave, tre të arrestuarit nga Trieste u dërguan në burgun Ernesto Mari të këtij qyteti, ndërsa dy shtetasit shqiptarë në institucionet e vuajtjes së dënimit në Bergamo dhe Brescia.

    Personat e arrestuar konsiderohen të dyshuar dhe vlejnë për ta parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë./Telegrafi/