Blog

  • Agim Ademi thirrje yjeve shqiptarë: Nëse jo te Kosova, shkoni te Shqipëria

    Agim Ademi thirrje yjeve shqiptarë: Nëse jo te Kosova, shkoni te Shqipëria

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) iu ka bërë thirrjeve yjeve shqiptarë në diasporë që të përfaqësojnë Kosovën ose Shqipërinë.

    Ai një intervistë të gjatë për “albinfo.ch”, ka treguar si po i bindin lojtarët që ta zgjedhin Kosovën, ndërsa është i sigurt se suksesi është çështje kohe.

    Ndër të tjera, Ademi iu dërgoi mesazh yjeve të diasporës që të luajnë vetëm për Kosovën ose Shqipërinë.

    “Çdo shqiptar duhet të luajë aty ku i rreh zemra. Natyrisht, ne dëshirojmë që futbollistët ta zgjedhin Kosovën, por nëse nuk vijnë te ne, le të luajnë për Shqipërinë”.

    “Kemi dy kombëtare dhe shumë talente. Nuk ka arsye që këtë ta shohim si rivalitet negativ. Përkundrazi, është një pasuri e përbashkët”.

    “Futbollistët që rriten në Zvicër apo Gjermani kanë mundësi të përfaqësojnë edhe vendet ku janë zhvilluar. Por është e rëndësishme që talentet shqiptare të kenë perspektivë edhe te Kosova dhe Shqipëria”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, Kosova nesër (e martë) do ta zhvillojë përballjen finale për Ligën e Kombeve ndaj Irlandës, ku me një pikë do ta siguronim play-offin për inkuadrim në Ligën A, si dhe vazon e dytë në shortin e kualifikuesve për “Euro 2028”./Telegrafi/

  • Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi

    Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi

    Arlinda dhe Nora kanë lënë pas përplasjet mes tyre, duke i kërkuar falje njëra-tjetrës pas debateve të fundit.

    Gjithçka nisi pasi Arlinda shprehu pëlqimin për Norën, por kjo e fundit, pas një kohe, e përjetoi keq situatën, duke e cilësuar Arlindën si përndjekëse dhe narciste.

    Arlinda iu kundërpërgjigj duke e quajtur edhe ajo Norën narciste.

    Gjatë bisedës së pajtimit, Nora u përlot dhe u largua drejt banjës. Arlinda i shkoi pas, duke i kërkuar sërish falje.

    Kur Nora doli, të dyja u përqafuan, ndërsa Arlinda e puthi në faqe dhe në qafë.

    Ky moment nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit e programit.

    Disa prej tyre bënë shaka se Arlinda po shfrytëzonte rastin për ta puthur Norën, ndërsa kjo e fundit vijonte të qante edhe pas pajtimit. /Telegrafi/

  • The entrance to the Cline public nest is covered by water after the rains

    Rainfalls have caused the gathering of water at the entrance of the Cline public nest, making it difficult for parents and children to get around.

    This situation raises concerns about the conditions for entry into this pre-school institution.

    Intervention is required by institutions responsible for resolving this problem.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hyrja e çerdhes publike në Klinë mbulohet nga uji pas reshjeve të shiut

    Hyrja e çerdhes publike në Klinë mbulohet nga uji pas reshjeve të shiut

    Hyrja e çerdhes publike në Klinë mbulohet nga uji pas reshjeve të shiut

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në hyrje të çerdhes publike në Klinë, duke vështirësuar qarkullimin e prindërve dhe fëmijëve.

    Kjo situatë ngre shqetësime për kushtet e hyrjes në këtë institucion parashkollor.

    Kërkohet ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Come on in Lipjan it’s 𔂺 I’m out of steam for ’ a woman’s money, police are looking for her.

    – What?One case of the robbery was reported to have happened in Lipjan, where a woman was targeted.

    According to police reports, the case was denounced during yesterday by the victim himself, who has sought police assistance.

    Based on the first doubts, the suspected person, who has not yet been identified, has under threat robbed a lot of his money.

    After the report, the case has been initiated and investigated at the prosecutor’s decision. /Klankosova. tv

  • Hajni në Lipjan ia 'avullon' paratë një gruaje, Policia e lyp

    Hajni në Lipjan ia ‘avullon’ paratë një gruaje, Policia e lyp

    Hajni në Lipjan ia 'avullon' paratë një gruaje, Policia e lyp

    Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur në Lipjan, ku cak ishte një grua.

    Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar gjatë ditës së djeshme nga vetë viktima, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

    Bazuar në dyshimet e para, personi i dyshuar, që akoma nuk është identifikuar, nën kërcënim ia ka plaçkitur një shumë të parave.

    Pas raportimit, me vendim të prokurorit rasti është iniciuar dhe kanë nisur hetimet./Klankosova.tv

  • Çitaku: Koordinimi transatlantik dhe kohezioni i brendshëm, thelbësorë për të ardhmen në BE dhe NATO

    Çitaku: Koordinimi transatlantik dhe kohezioni i brendshëm, thelbësorë për të ardhmen në BE dhe NATO

    Çitaku: Koordinimi transatlantik dhe kohezioni i brendshëm, thelbësorë për të ardhmen në BE dhe NATO

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mori pjesë në panelin “E ardhmja e Kosovës në Evropë”, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë, së bashku me profesorin Daniel Serwer dhe me moderim të Ylber Bajraktarit.

    Gjatë diskutimit, Çitaku theksoi se arritjet më të rëndësishme të Kosovës dhe rajonit kanë ardhur përmes koordinimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

    Ajo nënvizoi se forcimi i këtij bashkëpunimi mbetet thelbësor për paqen, sigurinë dhe integrimin euroatlantik.

    “Ne duam të bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në dhe BE-në. Nuk duam të zgjedhim ndërmjet tyre. Sukseset më të mëdha në rajonin tonë janë arritur kur partnerët transatlantikë kanë vepruar së bashku”, u shpreh Çitaku.

    Duke folur për integrimin evropian, ajo shprehu keqardhjen që, një dekadë pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova nuk ka shënuar përparimin e nevojshëm drejt anëtarësimit në BE. Sipas saj, nevojitet dialog i hapur me partnerët për të përcaktuar hapat e realizueshëm në këtë fazë dhe për të dëshmuar progres të vazhdueshëm.

    “Kosova dhe rajoni duhet të paraqiten me sukseset dhe potencialin e tyre. Partnerët tanë duan të shohin përparim. Detyra jonë është ta bëjmë atë të prekshëm, ditë pas dite, për qytetarët dhe për aleatët tanë”, theksoi ajo.

    Çitaku nënvizoi se përparimi ndërkombëtar kërkon edhe kohezion të brendshëm, dialog politik dhe përcaktim të qartë të prioriteteve shtetërore, duke ndërthurur synimet e larta me veprime realiste dhe konkrete.

    Në lidhje me dialogun me Serbinë, ajo theksoi se rruga e të dyja shteteve do të mbetet më e vështirë deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, me njohjen reciproke në qendër.

    Çitaku riafirmoi se integrimi euroatlantik është qëllim kombëtar dhe çështje e sigurisë afatgjatë të Kosovës. Në këtë frymë, ajo theksoi rëndësinë e veçantë të anëtarësimit në NATO në rrethanat aktuale të sigurisë dhe vlerësoi kontributin e Ushtrisë së Kosovës në misionet ndërkombëtare.

    “Historia e Kosovës në tri dekadat e fundit është e jashtëzakonshme. Nga një vend që kishte nevojë për ndërhyrjen ndërkombëtare për të mbijetuar, sot jemi një shtet që kontribuon për paqen dhe sigurinë në botë. Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, përfundoi Çitaku.

  • Policia intervenon në katër raste të dhunës në familje në Gjilan

    Policia intervenon në katër raste të dhunës në familje në Gjilan

    Policia intervenon në katër raste të dhunës në familje në Gjilan

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjilan në fundjavë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar.

    Sipas raportit policor, në rastin e parë, më 13 nëntor, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Ai është arrestuar më 14 nëntor.

    Ndërkaq, më 15 nëntor, është arrestuar një burrë kosovar, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje kosovare.

    Dy raste të tjera janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor.

    Në njërin prej tyre, një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një burri tjetër kosovar, ndërsa në rastin tjetër një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një burri kosovar.

    Policia ka bërë të ditur se të katër të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

  • Operation The Silence How the network of cocaine worked

    According to the police investigation scheme, included in the prosecution’s file that has provided Inseder, the group suspected of selling cocaine under the operation — namely, the case worked through several levels, each of which had a certain role, from the drug supply to distribution and collection of money.

    In this scheme, Mergim Stanovci and former Culture Minister Astrit Haraqija figure the main suppliers of narcotics. They allegedly secured cocaine that was then distributed through other members of the group.

    In the center of the organization, according to the D.A. file, it was Stenovci, known as Daja. He allegedly co-ordinated group activity, accepted narcotics quantities, cared for their separation in smaller amounts, and managed the money obtained from the sale. The financial tools, according to the scheme, ended up with him.

    Another role in this organization was suspected of having been Alban Maloku, who communicated directly with the rest of the distribution network. According to the investigation, it deals with the preservation of narcotics and the supply of distributors.

    At the distribution level were Gezim Feka, Arian Beqiri and Albert Krasniqi. These allegedly took cocaine to distribute later to the buyers. Gezim Feka, under a police scheme, had direct communication and co-operation with Beqiri and Krasniqi.

    The file also describes the way the money is drawn into the group. Albana Xhemajli was allegedly responsible for accepting money from Gezim Feka, who were then sent to Stenovci, at the helm of the organization.

    The distribution chain ended up in buyers and small distributors, through which cocaine reached consumers. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Operacioni “Heshtja” | Si funksiononte rrjeti i kokainës i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija

    Operacioni “Heshtja” | Si funksiononte rrjeti i kokainës i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija

    Operacioni “Heshtja” | Si funksiononte rrjeti i kokainës i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija

    Sipas skemës së hetimit policor, e përfshirë në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi, grupi i dyshuar për shitjen e kokainës në kuadër të operacionit “Heshtja” funksiononte përmes disa niveleve, ku secili prej të dyshuarve kishte rol të caktuar, nga furnizimi me drogë deri te shpërndarja dhe mbledhja e parave.

    Në këtë skemë, Mërgim Stanovci dhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, figurojnë si furnizuesit kryesorë të lëndës narkotike. Ata dyshohet se siguronin kokainën që më pas shpërndahej përmes anëtarëve të tjerë të grupit.

    Në qendër të organizimit, sipas dosjes së Prokurorisë, ishte Jeton Stanovci, i njohur me nofkën “Daja”. Ai dyshohet se koordinonte aktivitetin e grupit, pranonte sasitë e narkotikëve, kujdesej për ndarjen e tyre në sasi më të vogla dhe menaxhonte paratë e siguruara nga shitja. Mjetet financiare, sipas skemës, përfundonin tek ai.

    Një rol tjetër në këtë organizim dyshohet se kishte Alban Maloku, i cili komunikonte drejtpërdrejt me “Dajën” dhe pjesën tjetër të rrjetit të shpërndarjes. Sipas hetimit, ai merrej me ruajtjen e sasive të narkotikëve dhe furnizimin e shpërndarësve.

    Në nivelin e shpërndarjes ishin Gëzim Feka, Arianit Beqiri dhe Albert Krasniqi. Këta dyshohet se merrnin sasitë e kokainës për t’i shpërndarë më pas te blerësit. Gëzim Feka, sipas skemës policore, kishte komunikim dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë edhe me Beqirin dhe Krasniqin.

    Dosja përshkruan edhe mënyrën e qarkullimit të parave brenda grupit. Albana Xhemajli dyshohet se ishte përgjegjëse për pranimin e parave nga Gëzim Feka, të cilat më pas dërgoheshin te Jeton Stanovci, në krye të organizimit.

    Zinxhiri i shpërndarjes përfundonte te blerësit dhe shpërndarësit e vegjël, përmes të cilëve kokaina arrinte te konsumatorët. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi