Blog

  • "Me Shqipërinë more", Olechka 'tradhëton' Bjellorusinë dhe bën tifo për kuqezinjtë në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi

    “Me Shqipërinë more”, Olechka ‘tradhëton’ Bjellorusinë dhe bën tifo për kuqezinjtë në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi

    Një moment interesant dhe plot humor është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, teksa banorët kanë ndjekur ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë.

    Vëmendjen e ka marrë veçanërisht Olechka, e cila pavarësisht origjinës së saj bjelloruse, ka vendosur të bëjë tifo për Kombëtaren shqiptare.

    “Me Shqipërinë, more!”, është shprehur ajo, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime pozitive te banorët e tjerë.

    Momenti ka sjellë një atmosferë sportive dhe plot humor brenda shtëpisë, ndërsa Olechka ka dëshmuar se në këtë përballje zemra e saj rreh për Shqipërinë. /Telegrafi/

  • Zulfaj reacts after interpreting Serbian nationalist song at the EU Enlargement Forum: Scandalous and Unacceptable

    Kosovo’s chief negotiator with the European Union, Jeton Zulfaj, has reacted after the opening of the EU Enlargement Forum in Brussels, a Serbian nationalist song against Kosovo has been interpreted.

    Zulfaj has named the move scandalous and unacceptable, calling for explanations from EU Enlargement Commissioner Marta Kos, under whom this activity is being held.

    In a response on the ‘%X’ platform, Zulfaj has said that the song, which according to him denies Kosovo’s citizenship, should not have had room in an event organised by the European Union.

    He has asked Commissioner Kos to explain how this happened and what measures to be taken, while questioning even Kosovo’s non-includement at this forum.

    He has stressed that Kosovo, according to him, is the country with the greatest democratic progress in the Western Balkans over the past decade and fully harmonised with foreign policy and EU values, but has not been invited to the event.

    This is scandalous and unacceptable. An EU enlargement activity cannot give scene to Serbian nationalism. Commissioners Kos is allowed to explain how this happened and [what measures will be taken, as well as why Kosovo, the country with the greatest democratic progress in the Western Balkans during this decade and fully harmonised with EU foreign policy and values, has not been invited, has written Zulfaj on the platform

    The European Union Enlargement Forum, whose second edition has started in Brussels today, is organised by the European Commission under the leadership of Enlargement Commissioner Marta Kos. The event ends Monday.

    Source Layer: Dukeagini

  • Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

    Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

    Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pasi në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së, në Bruksel, është interpretuar një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës.

    Zulfaj e ka cilësuar këtë veprim si skandaloz dhe të papranueshëm, duke kërkuar shpjegime nga komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, nën udhëheqjen e së cilës po mbahet ky aktivitet.

    Në një reagim në platformën “X”, Zulfaj ka thënë se kënga, e cila sipas tij mohon shtetësinë e Kosovës, nuk është dashur të ketë vend në një aktivitet të organizuar nga Bashkimi Evropian.

    Ai ka kërkuar nga komisionerja Kos të shpjegojë se si ka ndodhur kjo dhe çfarë masash do të ndërmerren, ndërsa ka vënë në pikëpyetje edhe mospërfshirjen e Kosovës në këtë forum.

    Ai ka theksuar se Kosova, sipas tij, është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, por megjithatë nuk është ftuar në këtë aktivitet.

    “Kjo është skandaloze e papranueshme. Një aktivitet i BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb. Komisioneres Kos ia lëmë të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe [farë masash do të ndërmarrë, si dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte ftuar”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”

    Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, edicioni i dytë i të cilit ka nisur sot në Bruksel, organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos. Aktiviteti përfundon të hënën.

    Burimi: Dukagjini

  • 400,000 citizens protest in Prague against Government’s plans for public media

    MThese citizens have gathered in central Prague to protest the Czech government’s plans to lift the license tax and finance public media through the state budget.

    Opposers of this proposal warn that changes could enable politicians to influence media freedom and editorial independence.

    The coalition government, comprised of the populist ANO party and two Eurosceptic right parties, insists the change will not affect editorial independence, but aims for public broadcasters to cut spending.

    Parliament has approved the first reading of the bill late last month, while from then thousands of citizens have participated in the protests.

    Currently, Czech families pay 205 choirs (about $9,44) a month for television and radio. Sunday’s protest was organised by the association Million Moments for Democracy, which said about 400 thousand people participated.

    I know that the entire Cheek Television is a guarantee of truth and objectivity. If we don’t have television and public radio, then unfortunately we won’t be able to believe anything, 72-year-old pensioner Milana Rudolfova told Reuters.

    Meanwhile, Prime Minister Andrej Babis has denied that the government intends to control public media.

    Nobody wants to control public media, nobody wants to dictate what to say and do, and nobody wants to run them, Babis told the Czech News Agency.

    He added that the current funding system is outdated and that many European countries are going into other models.

    France lifted the license tax in 2022, while its public media are financed through part of the revenue from VAT. Norway lifted this tax in 2020 and passed public broadcaster financing on the national budget.

    Opposers of the bill have compared the proposed changes to those undertaken in Hungary during former Prime Minister Viktor Orbán’s rule, when state media were under strong political control.

    Even the international press freedom organisation, Reporters Without Borders, has criticised political attacks on the media in Czechia. Her office director in Prague, Pavol Szalay, had declared in June that political attacks on private and public media have become one of the characteristics of Andrej Babes’ governance.

  • 400 mijë qytetarë protestojnë në Pragë kundër planeve të Qeverisë për mediat publike

    400 mijë qytetarë protestojnë në Pragë kundër planeve të Qeverisë për mediat publike

    400 mijë qytetarë protestojnë në Pragë kundër planeve të Qeverisë për mediat publike

    Mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Pragës për të protestuar kundër planeve të Qeverisë çeke për heqjen e taksës së licencës dhe financimin e mediave publike përmes buxhetit të shtetit.

    Kundërshtarët e këtij propozimi paralajmërojnë se ndryshimet mund t’u mundësojnë politikanëve të ndikojnë në lirinë dhe pavarësinë editoriale të mediave.

    Qeveria e koalicionit, e përbërë nga partia populiste ANO dhe dy parti të djathta euroskeptike, këmbëngul se ndryshimi nuk do të ndikojë në pavarësinë editoriale, por synon që transmetuesit publikë të ulin shpenzimet.

    Parlamenti e ka miratuar leximin e parë të projektligjit në fund të muajit të kaluar, ndërsa prej atëherë mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protesta.

    Aktualisht, familjet çeke paguajnë 205 koruna (rreth 9.44 dollarë) në muaj për televizionin dhe radion. Protesta e së dielës u organizua nga shoqata “Million Moments for Democracy”, e cila tha se në të morën pjesë rreth 400 mijë persona.

    “E di se i gjithë Televizioni Çek është garanci e së vërtetës dhe objektivitetit. Nëse nuk kemi televizion dhe radio publike, atëherë fatkeqësisht nuk do të mund t’i besojmë më asgjëje”, tha për Reuters pensionistja 72-vjeçare, Milana Rudolfova.

    Ndërkohë, kryeministri Andrej Babis ka mohuar se qeveria synon të kontrollojë mediat publike.

    “Askush nuk dëshiron t’i kontrollojë mediat publike, askush nuk dëshiron t’u diktojë se çfarë duhet të thonë dhe të bëjnë, dhe askush nuk dëshiron t’i shtetëzojë ato”, deklaroi Babis për Agjencinë Çeke të Lajmeve.

    Ai shtoi se sistemi aktual i financimit është i vjetruar dhe se shumë vende evropiane po kalojnë në modele të tjera.

    Franca e hoqi taksën e licencës në vitin 2022, ndërsa mediat e saj publike financohen përmes një pjese të të hyrave nga TVSH-ja. Norvegjia e hoqi këtë taksë në vitin 2020 dhe financimin e transmetuesit publik e kaloi në buxhetin kombëtar.

    Kundërshtarët e projektligjit kanë krahasuar ndryshimet e propozuara me ato të ndërmarra në Hungari gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Viktor Orbán, kur mediat shtetërore ishin nën kontroll të fortë politik.

    Edhe organizata ndërkombëtare për lirinë e shtypit, Reporterët pa Kufij, ka kritikuar sulmet politike ndaj mediave në Çeki. Drejtori i zyrës së saj në Pragë, Pavol Szalai, kishte deklaruar në qershor se sulmet politike ndaj mediave private dhe publike janë bërë një nga karakteristikat e qeverisjes së Andrej Babisit.

  • Papa Leo XIV futet në kabinën e pilotëve gjatë udhëtimit në Peru

    Papa Leo XIV futet në kabinën e pilotëve gjatë udhëtimit në Peru

    Papa Leo XIV futet në kabinën e pilotëve gjatë udhëtimit në Peru

    Papa Leo XIV ka përjetuar një moment të veçantë gjatë vizitës së tij në Amerikën Latine, duke u ulur në kabinën e pilotëve të Forcave Ajrore të Perusë.

    Videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Forcat Ajrore peruane tregon Papën përkrah pilotëve gjatë fluturimit të së shtunës. Ata e cilësuan këtë moment si “një nder dhe një kujtim të paharrueshëm”.

    Të dielën, Papa mbërriti në qytetin Cusco, në malet jugore të Andeve, i cili dikur ishte qendra e perandorisë Inka, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë vizitës në një kala të lashtë të Inkëve, ai foli për rëndësinë e besimit në tejkalimin e ndasive, plagëve dhe mosbesimit mes njerëzve, duke theksuar se feja duhet t’i bashkojë ata përmes dashurisë.

    Vizita në Peru ka rëndësi të veçantë për Papën, pasi ai ka jetuar atje për periudha të gjata nga viti 1985 deri më 2023. Në vitin 2015, ai mori edhe shtetësinë peruane, duke krijuar lidhje të afërta me komunitetet vendase.

  • Pse Edita u përlot në dhomën e rrëfimeve? Biseda me Shqiponjën zbulon gjithçka!

    Pse Edita u përlot në dhomën e rrëfimeve? Biseda me Shqiponjën zbulon gjithçka!

    Pse Edita u përlot në dhomën e rrëfimeve? Biseda me Shqiponjën zbulon gjithçka!

    Një moment emocional është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP, ku banorja Edita është përlotur gjatë qëndrimit në dhomën e rrëfimeve.

    Pas këtij momenti, ajo ka zhvilluar një bisedë me Shqiponjën, duke zbuluar më shumë për arsyet që e prekën emocionalisht.

    Ndiqni videon për të kuptuar se çka ndodhi:

  • Mbi 3 mijë motoçiklistë pushtojnë rrugët e Stambollit në solidaritet me Palestinën

    Mbi 3 mijë motoçiklistë pushtojnë rrugët e Stambollit në solidaritet me Palestinën

    Më shumë se 3.000 motoçiklistë kanë marrë pjesë në një marshim solidariteti për Gazën në Stamboll të Turqisë, duke mbajtur flamuj turq dhe palestinezë dhe duke përcjellë mesazhe mbështetjeje për popullin palestinez.

    Motoçiklistët u organizuan në një kolonë të gjatë, e cila përshkoi rrugët e Stambollit dhe kaloi përmes Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut, një prej urave më të njohura të qytetit që lidh pjesën evropiane me atë aziatike.

    Qëllimi i këtij organizimi ishte rritja e ndërgjegjësimit për situatën në Rripin e Gazës, si dhe tërheqja e vëmendjes së opinionit publik ndaj vështirësive me të cilat po përballet popullsia palestineze.

    Përmes këtij marshimi, pjesëmarrësit synuan të shprehin solidaritetin e tyre dhe të përcjellin një mesazh për rëndësinë e ndihmës humanitare për civilët e prekur nga konflikti.

    Ndërkohë, pesë prej pjesëmarrësve kanë njoftuar se planifikojnë të ndërmarrin një udhëtim nga Stambolli drejt Gazës, duke kaluar përmes Sirisë dhe Jordanisë. /AA/

  • Amy discovers what happened in Brussels: Kosovo humiliated, Marta Kos should apologise

    Amy discovers what happened in Brussels: Kosovo humiliated, Marta Kos should apologise

    Expert Foreign policy performance, Donika Emine, has confessed how the interpretation of Serbian nationalist song, which denies Kosovo’s citizenship, occurred during the opening of the European Union’s Enlargement Forum in Brussels, naming the event scandalous and extremely problematic.

    In a statement on Telegrafi about the event, Emini indicated that prior to the opening of the forum she had attended a closed-door meeting with European Enlargement Commissioner Marta Kos, where the goal was to establish a network of women for European enlargement.

    According to her, the event was organized to address the issues of the Western Balkans and had started with an emotional moment through a mother’s speech from Srebrenica.

    Emini has explained that, later at the opening of the forum, the performance of songs by candidate countries and those involved in the EU enlargement process was preceded.

    The orchestra had performed songs from various lands, while some had only instrumental association. However, the situation changed when Kosovo’s turn came.

    When we go to Kosovo, the title of the song, which was very problematic and was then interpreted only instrumental, Emini indicated.

    She has said the singer had performed the songs of other countries, including Serbia’s, but in the case of Kosovo he had not sung the text, despite the singing title.

    According to her, this caused confusion and a serious atmosphere in the hall, while participants from Kosovo and Albania remained shocked by what happened.

    I’m shocked, I’m out right now and I’m out of the hall. As I leave, I have spoken to other participants from Kosovo and have sought to know who had chosen this song and who was responsible, she has declared.

    Amy said that, according to information she had received, Commissioner Marta Kos had quickly understood what had happened after she knew Serbian and had seen the title of song.

    However, the foreign policy expert has stressed that she does not know whether the event was co-ordinated with the commissioner’s office or whether the responsibility belonged to someone else in the organization.

    She has particularly described the way Kosovo was treated in this activity, raising doubts even about the political message that could convey such an act.

    It seemed that this song was chosen to please the list of students present and that the next day they will have an important space to address the audience, Amy said.

    It has warned that if such action was done by the commission or by someone within it, with the aim of improving relations with Serbia, then it would constitute a politically harmful step for the European Union, Kosovo and the region.

    In this context, Emini has also mentioned the legalisation of war criminals in Serbia, linking the interpretation of the song to the nationalist approach that, according to her, continues to be present in that country.

    The expert has indicated that the next day it was envisioned to participate in a panel for meeting with the past and reconciliation, but the event had forced her to completely review her opening word.

    It has been in a dilemma whether to participate in the panel or boycott it, but has estimated that the platform, where diplomats and representatives of EU member states will be present, could be used to address the issue before a broader audience.

    In the end, Emini has stressed that public reactions are not enough and that the case should be addressed at the diplomatic level, adding that Marta Kos should apologise to the people of Kosovo.

    She has estimated that the incident is even more problematic for the fact that it happens at a time when Kosovo and the European Union are trying to refresh and improve their relations. /Telegraphy/

  • Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje

    Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje

    Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka rrëfyer se si ndodhi interpretimi i këngës nacionaliste serbe, e cila mohon shtetësinë e Kosovës, gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe jashtëzakonisht problematike.

    Në një deklaratë për Telegrafin lidhur me ngjarjen, Emini ka treguar se para hapjes së forumit kishte marrë pjesë në një takim me dyer të mbyllura me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ku qëllimi ishte krijimi i një rrjeti të grave për zgjerimin evropian.

    Sipas saj, aktiviteti ishte organizuar për të trajtuar çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe kishte nisur me një moment emocional, përmes fjalimit të një nëne nga Srebrenica.

    Emini ka shpjeguar se më pas, në hapjen e forumit, ishte paraparë interpretimi i këngëve nga vendet kandidate dhe ato të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së.

    Orkestra kishte interpretuar këngë nga vende të ndryshme, ndërsa për disa prej tyre kishte pasur vetëm shoqërim instrumental. Megjithatë, situata ndryshoi kur erdhi radha e Kosovës.

    “Kur shkojmë te Kosova, doli titulli i këngës që ishte shumë problematik dhe më pas u interpretua vetëm instrumental”, ka treguar Emini.

    Ajo ka thënë se këngëtari i kishte interpretuar këngët e vendeve të tjera, përfshirë atë të Serbisë, por në rastin e Kosovës nuk e kishte kënduar tekstin, pavarësisht se ishte shfaqur titulli i këngës.

    Sipas saj, kjo shkaktoi konfuzion dhe një atmosferë të rëndë në sallë, ndërsa pjesëmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria mbetën të shokuar nga ajo që ndodhi.

    “Unë u shokova, dola menjëherë jashtë dhe e lëshova sallën. Duke dalë, u kam folur edhe pjesëmarrësve të tjerë nga Kosova dhe kam kërkuar të di se kush e kishte zgjedhur këtë këngë dhe kush ishte përgjegjës”, ka deklaruar ajo.

    Emini ka thënë se, sipas informatave që kishte marrë, komisionerja Marta Kos e kishte kuptuar menjëherë se çfarë kishte ndodhur, pasi e njeh gjuhën serbe dhe e kishte parë titullin e këngës.

    Megjithatë, ekspertja e politikës së jashtme ka theksuar se nuk e di nëse ngjarja ishte e koordinuar me zyrën e komisioneres apo nëse përgjegjësia i takonte dikujt tjetër në organizim.

    Ajo e ka cilësuar veçanërisht problematike mënyrën se si ishte trajtuar Kosova në këtë aktivitet, duke ngritur dyshime edhe për mesazhin politik që mund të përcillte një veprim i tillë.

    “U duk sikur kjo këngë ishte zgjedhur për ta kënaqur listën e studentëve që ishin të pranishëm dhe që të nesërmen do të kenë një hapësirë të rëndësishme për t’iu drejtuar audiencës”, ka thënë Emini.

    Ajo ka paralajmëruar se nëse një veprim i tillë është bërë nga komisioni apo nga dikush brenda tij, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, atëherë do të përbënte një hap politikisht të dëmshëm për Bashkimin Evropian, Kosovën dhe rajonin.

    Në këtë kontekst, Emini ka përmendur edhe glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi, duke e lidhur interpretimin e këngës me qasjen nacionaliste që, sipas saj, vazhdon të jetë e pranishme në atë vend.

    Ekspertja ka bërë të ditur se të nesërmen ishte paraparë të merrte pjesë në një panel për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin, por ngjarja e kishte detyruar të rishikonte tërësisht fjalën e saj hyrëse.

    Ajo ka qenë në dilemë nëse duhej të merrte pjesë në panel apo ta bojkotonte atë, por ka vlerësuar se platforma, ku do të jenë të pranishëm diplomatë dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, mund të shfrytëzohej për ta adresuar këtë çështje para një audience më të gjerë.

    Në fund, Emini ka theksuar se reagimet publike nuk janë të mjaftueshme dhe se rasti duhet të trajtohet edhe në nivel diplomatik, duke shtuar se Marta Kos duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës.

    Ajo ka vlerësuar se incidenti është edhe më problematik për faktin se ndodh në një kohë kur Kosova dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të rifreskojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet e tyre./Telegrafi/