Blog

  • Arrestime dhe dorëheqje të përditshme në Serbi /Video

    Arrestime dhe dorëheqje të përditshme në Serbi /Video

    A ka nisur në Serbi shpërbërja e sistemit që Aleksandar Vuçiq dhe Partisë Përparimtare Serbe i ndërtuar gjatë 14 viteve në pushtet?

    Në vetëm tri javë pas zgjedhjeve, janë arrestuar rreth 110 persona, janë dhënë mbi 100 dorëheqje dhe janë paraqitur më shumë se 200 kallëzime penale. Mes të arrestuarve janë Marko Kriçak nga policia kriminale, pronari i bankës ALTA, komandanti i njësisë speciale Igor Zhmiriq dhe ish-ministri Rade Basta.

    Dyshimet lidhen me korrupsionin, keqpërdorimin e fondeve publike, blerjen e votave dhe dhunën ndaj studentëve gjatë protestave. Hetimet po shtrihen edhe në shërbimet e sigurisë.

    Prokuroria për Krim të Organizuar po shqyrton kallëzimet ndaj drejtorit të BIA-s, Vladimir Orliq, dhe ministrit të Drejtësisë në detyrë, Nenad Vujiq. Ndërkohë, revista Radar raportoi për shkarkimin e zëvendësdrejtorit të BIA-s, Tomislav Radovanoviq, pas dyshimeve për përgjimin e gazetarëve, të cilat agjencia i ka mohuar. Në vëmendje janë edhe 49 faljet që Vuçiq nënshkroi para largimit nga posti i presidentit, përfshirë persona të akuzuar për sulme ndaj studentëve.

    Një komision i pavarur kërkon që të shqyrtohet ligjshmëria e këtyre vendimeve. “Falja është kompetencë kushtetuese e presidentit, por nuk përjashtohet nga kontrolli i ligjshmërisë. Prandaj kërkojmë që kryeprokurorja Zagorka Dolovac të iniciojë procedurë në Gjykatën Administrative”,  thanë anëtarët të komisionit.

    Ndërkohë, Lista Studentore ka paraqitur kallëzim penal ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë së Lartë në Beograd, Nenad Stefanoviq, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe trajtim të favorshëm të të dyshuarve në disa raste. “Të akuzuarve, në kundërshtim me ligjin, u janë mundësuar dënime më të lehta, kualifikime më të favorshme juridike ose shmangie e ndjekjes penale”, kanë shpjeguar përfaqësuesit e Listës Studentore.

    E gjithë kjo po ndodh në një situatë të pazakontë politike. Lista Studentore ka fituar zgjedhjet, por ende nuk e ka marrë pushtetin. Institucionet vazhdojnë të drejtohen nga zyrtarë të emëruar gjatë qeverisjes së mëparshme, ndërsa Vuçiq arrestimet i cilëson revanshizëm politik. Interesimi për hetimet është aq i madh sa janë hapur edhe portale si “Shpërbërja e sistemit” dhe “Skandalet”, ku qytetarët mund të ndjekin arrestimet dhe ndryshimet në institucione.

    Për shumë prej atyre që protestuan për gati dy vjet, këto janë shenjat e para të ndryshimeve që kërkuan. Megjithatë, arrestimet nuk nënkuptojnë fajësi. Mbetet të shihet sa larg do të shkojnë hetimet për korrupsionin dhe lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar, si dhe çfarë pasojash do të kenë për të ardhmen politike të Aleksandar Vuçiqit.

    Burimi: RTKLive

  • Month statistics: 93 people lost their lives in traffic, action required ( V IDEO)

    PDespite fines imposed by police, traffic safety continues to remain disturbing. During this year, 93 people have lost their lives in communications, while experts estimate that single penalties are not enough to prevent accidents.

    Communications engineer Menduh Halili requires increased controls and the deployment of mobile and static radars on the streets of Kosovo, stressing problems with signaling and road infrastructure.

    Meanwhile, communications expert Bekim Ahmeti recommends hardening fines, increasing public transportation and taking the driver’s license to repeat violations.

    Details in the following chronicle:

  • Statistikat 11 mujore: 93 persona humbën jetën në trafik, lypet veprim (VIDEO)

    Statistikat 11 mujore: 93 persona humbën jetën në trafik, lypet veprim (VIDEO)

    Statistikat 11 mujore: 93 persona humbën jetën në trafik, lypet veprim (VIDEO)

    Pavarësisht gjobave të shqiptuara nga policia, siguria në trafik vazhdon të mbetet shqetësuese. Gjatë këtij viti, në komunikacion kanë humbur jetën 93 persona, ndërsa ekspertët vlerësojnë se ndëshkimet e vetme nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e aksidenteve.

    Inxhinieri i komunikacionit, Menduh Halili, kërkon shtimin e kontrolleve dhe vendosjen e radarëve mobilë e statikë në rrugët e Kosovës, duke theksuar edhe problemet me sinjalizimin dhe infrastrukturën rrugore.

    Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, rekomandon ashpërsimin e gjobave, shtimin e transportit publik dhe marrjen e patentë-shoferit për shoferët që përsërisin shkeljet.

    Detajet në kronikën më poshtë:

  • Testet avancuese: Policia pa gradime të rreshterëve që nga viti 2013 (VIDEO)

    Testet avancuese: Policia pa gradime të rreshterëve që nga viti 2013 (VIDEO)

    Testet avancuese: Policia pa gradime të rreshterëve që nga viti 2013 (VIDEO)

    Disa zyrtarë policorë kanë kryer detyrat e rreshterëve pa e pasur gradën përkatëse dhe pa përfituar beneficione, për shkak të mungesës së procesit të gradimit që nga viti 2013.

    Një proces i tillë ishte hapur në vitin 2024, por ishte anuluar pas gjetjeve të shkeljeve nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

    Ish-eprori policor, Refki Morina, e ka mirëpritur rihapjen e procesit, duke theksuar se grada e rreshterit nënkupton edhe përgjegjësi dhe profesionalizëm në udhëheqjen e njësive policore.

    Detajet i kuptoni në kronikën më poshtë:

  • Detaje nga operacioni “Heshtja” ku u arrestua ish-ministri Astrit Haraqija (VIDEO)

    Detaje nga operacioni “Heshtja” ku u arrestua ish-ministri Astrit Haraqija (VIDEO)

    Detaje nga operacioni “Heshtja” ku u arrestua ish-ministri Astrit Haraqija (VIDEO)

    Në operacionin e koduar “Heshtja”, pas disa muajsh hetime nga Policia e Kosovës dhe AKI-ja, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim me kokainë, në mesin e tyre edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

    Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, para të gatshme, gjashtë vetura luksoze, telefona, ora dhe stoli të çmuara, armë e pajisje të tjera, me vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh.

    Të gjashtë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

    Detajet i kuptoni përmes kronikës së mëposhtme:

  • Cardi B fshehu fytyrën me një kapelë të madhe me pupla në Baby2Baby Gala: Shumë njerëz e krahasuan me një zog të verbër

    Cardi B fshehu fytyrën me një kapelë të madhe me pupla në Baby2Baby Gala: Shumë njerëz e krahasuan me një zog të verbër

    Reperja amerikane Cardi ishte pothuajse e panjohshme në tapetin e kuq në Baby2Baby Gala të këtij viti në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan ngjyrë krem nga stilistja Tamara Ralph dhe një mbulesë të madhe flokësh me pupla të bardha.

    Gala bamirësie u zhvillua të shtunën, më 14 nëntor, në Qendrën e Dizajnit Pacific në Hollywoodin Perëndimor. Cardi B jo vetëm që eci në tapetin e kuq, por u njoftua edhe si performuesja e mbrëmjes. Baby2Baby është një organizatë me seli në Los Angeles që ofron nevojat themelore për fëmijët që jetojnë në varfëri, dhe gala po mbledh para për të.

    Sipas revistës së modës WWD, reperja zgjodhi një veshje nga koleksioni i modës së pranverës 2026 i Tamara Ralph, e cila ishte pothuajse identike me atë në pistë. I vetmi detaj që ndryshonte ishin vathët e gjatë të varur.

    Fustani ngjyrë krem ka një dekolte me një vijë të thellë të qafës, dhe beli theksohet nga një korse e artë e zbukuruar me gurë të shndritshëm të rregulluar si një mozaik. Nga vithet, pëlhura zbret në palosje të buta në dysheme dhe përfundon me një tërheqje.

    Ajo e përfundoi edicionin me doreza të bardha transparente deri në bërryl, por vëmendjen më të madhe e tërhoqi një mbulesë e gjerë për kokën me pupla të bardha, e cila i mbulonte sytë në pothuajse të gjitha fotot.

    Kombinimi i modës ka shkaktuar reagime të përziera në internet. Disa e vlerësuan guximin e reperes, ndërsa të tjerë, siç raportohet nga Fashion Times, e krahasuan atë me shaka me një “zog të verbër” në Reddit. /Telegrafi/

  • Shqipëria rikthehet në Ligën B dhe siguron play-offin e Euro 2028

    Shqipëria rikthehet në Ligën B dhe siguron play-offin e Euro 2028

    Kombëtarja e Shqipërisë zyrtarisht është promovuar në Ligën B të Ligës së Kombeve, si dhe njëkohësisht ka siguruar një vend në play-offin e Kampionatit Evropian “Euro 2028”.

    “Kuq e Zinjtë” e fituan grupin C1 të Ligës C me 15 pikë pas gjashtë xhirove, ndërsa në sfidën finale triumfuan me rezultat 0-2 në Hungari ndaj Bjellorusisë.

    Shqipëria ishte larg më e mirë për të krijuar disa raste të mira shënimi që nga fillimi, siç ishte me Qazim Laçin që nuk e shfrytëzoi një mundësi të mirë nga afërsia.

    Ishte Rei Manaj që kaloi Shqipërinë në epërsi me një gol nga afërsia pas një gabimi në mbrojtjen bjelloruse (28’).

    Arbër Hoxha gjithashtu kishte një rast të mirë shënimi por që nuk ia doli ta finalizojë nga afërsia.

    Fitoren e Shqipërisë e vulosi kapiteni Elseid Hysaj që realizoi nga distanca (57’).

    Vlen të ceket se edhe portieri Etrit Berisha bëri disa pritje të bukura për të siguruar portën e paprekur.

    Kësisoj, Shqipëria e mbyll këtë cikël kualifikues si lider me 15 pikë, ndërsa Bjellorusia do të luajë në play-off me objektivin për t’u ngjitur në Ligën B./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Albania triumphs over Belarus, returns to B League

    Albania’s national has scored an extremely important victory in travel to Belarus with a clean score of 2-0, thus sealing the qualifications directly at the League of Nations League B.

    In the last round of edition 2026/27, the Reds showed dominance and determination, closing this campaign at the helm of the group with a total of 15 points collected from six meetings (five victories and only one defeat).

    Manaj and Hysa seal the red triumph

    The goal series in this confrontation opened up striker Rey Manaj, who achieved it in the 28th minute, making good use of a mistake in the background of Belarus’s defence.

    In the second part, Albania doubled its supremacy and secured victory:

    57th minute: After an exact assistation by Rey Manaj, defender Elseid Hysaj hit the ball, which after a deviation from opposing defenders ended up in the net for a score of 2-0.

    Final ranking of the group

    After the group’s matches closed, Albania leads decisively with 15 points, followed by Belarus in second place by 10 points as much as Finland has in its third position. Meanwhile, San Marino closes the group in last place with no score won.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, rikthehet në Ligën B

    Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, rikthehet në Ligën B

    Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, rikthehet në Ligën B

    Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Bjellorusisë me rezultat të pastër 2-0, duke vulosur kështu kualifikimin direkt në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Në ndeshjen e fundit të edicionit 2026/27, kuqezinjtë treguan dominim dhe vendosmëri, duke e mbyllur këtë kampanjë në krye të grupit me plot 15 pikë të grumbulluara nga gjashtë takime (pesë fitore dhe vetëm një humbje).

    Manaj dhe Hysaj vulosin triumfin kuqezi

    Serinë e golave në këtë përballje e hapi sulmuesi Rey Manaj, i cili realizoi në minutën e 28-të, duke shfrytëzuar më së miri një gabim në prapavijën e mbrojtjes bjelloruse.

    Në pjesën e dytë, Shqipëria dyfishoi epërsinë dhe siguroi fitoren:

    Minuta e 57-të: Pas një asistimi të saktë nga Rey Manaj, mbrojtësi Elseid Hysaj goditi topin, i cili pas një devijimi nga mbrojtësit kundërshtarë përfundoi në rrjetë për rezultatin 2-0.

    Renditja përfundimtare e grupit

    Pas mbylljes së ndeshjeve të grupit, Shqipëria kryeson bindshëm me 15 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia në vendin e dytë me 10 pikë – po aq sa ka edhe Finlanda në pozitën e tretë. Ndërkohë, San Marino e mbyll grupin në vendin e fundit pa asnjë pikë të fituar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albania wins over Belarus, secures first position in group

    Albania has won a score of 0:2 against Belarus, in the crucial match of the League of Nations, securing first place in Group C1 and direct promotion in League B.

    After assisting the first goal, Elseid Hysaj scored the second goal in 57th minute, sealing Albania’s victory.

    The first goal was marked by Ray Manaj.

    This victory enables Albania to return to the second level of the League of Nations, following the decline in the C League.

    Source Layer: Dukeagini