Kombëtarja e Shqipërisë zyrtarisht është promovuar në Ligën B të Ligës së Kombeve, si dhe njëkohësisht ka siguruar një vend në play-offin e Kampionatit Evropian “Euro 2028”.
“Kuq e Zinjtë” e fituan grupin C1 të Ligës C me 15 pikë pas gjashtë xhirove, ndërsa në sfidën finale triumfuan me rezultat 0-2 në Hungari ndaj Bjellorusisë.
Shqipëria ishte larg më e mirë për të krijuar disa raste të mira shënimi që nga fillimi, siç ishte me Qazim Laçin që nuk e shfrytëzoi një mundësi të mirë nga afërsia.
Ishte Rei Manaj që kaloi Shqipërinë në epërsi me një gol nga afërsia pas një gabimi në mbrojtjen bjelloruse (28’).
Arbër Hoxha gjithashtu kishte një rast të mirë shënimi por që nuk ia doli ta finalizojë nga afërsia.
Fitoren e Shqipërisë e vulosi kapiteni Elseid Hysaj që realizoi nga distanca (57’).
Vlen të ceket se edhe portieri Etrit Berisha bëri disa pritje të bukura për të siguruar portën e paprekur.
Kësisoj, Shqipëria e mbyll këtë cikël kualifikues si lider me 15 pikë, ndërsa Bjellorusia do të luajë në play-off me objektivin për t’u ngjitur në Ligën B./Telegrafi/