Blog

  • Day horoscope, November 20, 2026

    Dude
    The day is quite interesting, especially looking forward to the weekend that will begin with a very active moon. From tomorrow you’ll feel a huge increase in energy.

    Demi
    This day has a clear characteristic: It is a positive day, especially in relationships with others. You need clarity at work, so don’t give up.

    Twins
    With Jupiter and Mars active on your mark, you can achieve a lot. Today, however, there may be some nervousness or just a desire to isolate yourself a little.

    crab
    The controversy and debate of recent weeks have not done well for your quietness, especially in the workplace. Try not to engage in word games or provocations.

    Lion
    Today is the perfect moment to stop for a moment and to quietly evaluate what your resources and potential are. Do not question your values.

    Virgin
    Look to the future with great interest, and leave behind everything that hasn’t worked in the past. You’re trying to get yourself lucky for what’s not your fault.

    Weight
    This day is of great value in dealing with others. Star positions help all who have to make a professional choice or expect an answer.

    Scorpion
    You have a real incentive today. It would be a great idea to organize something nice, maybe with someone you care about or enjoy.

    Archer
    Even though you’re always running, today you need some relaxed. The advice of the stars is: do less things, but do them better. Focus on yourself.

    Capricorn
    This is a strong day in which your warrior spirit appears. You’re a silent warrior who prefers to reach his goals quietly, and today you’re going to get out.

    Aquarius
    These are a little rough days. On the one hand, you want to do great things and change your life, but on the other hand, you feel that you lack energy.

    Fish
    Your intuition always remains a powerful reference point. Stars confirm that you have a more positive march than others, but be careful not to overload yourself emotionally.

    Source Layer: Insander

  • Horoskopi ditor, 20 nëntor 2026

    Horoskopi ditor, 20 nëntor 2026

    Horoskopi ditor, 20 nëntor 2026

    Dashi
    Dita është mjaft interesante, sidomos duke parë përpara drejt fundjavës që do të nisë me një Hënë shumë aktive. Që nga dita e nesërme do të ndieni një rritje të madhe të energjisë.

    Demi
    Kjo ditë ka një karakteristikë të qartë: është një ditë pozitive, veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë keni nevojë për qartësi, ndaj mos lini gjëra përgjysmë.

    Binjakët
    Me Jupiterin dhe Marsin aktivë në shenjën tuaj, keni mundësi të arrini shumë. Megjithatë, sot mund të shfaqet pak nervozizëm ose thjesht dëshira për t’u izoluar paksa.

    Gaforrja
    Polemikat dhe debatet e javëve të fundit nuk i kanë bërë mirë qetësisë suaj, sidomos në ambientin e punës. Mundohuni të mos përfshiheni në lojëra fjalësh apo provokime.

    Luani
    Sot është momenti ideal për t’u ndalur një çast dhe për të vlerësuar me qetësi cilat janë burimet tuaja dhe kapacitetet reale. Mos i vini në dyshim vlerat tuaja.

    Virgjëresha
    Shikoni drejt së ardhmes me interes të madh dhe lini pas krahëve gjithçka që nuk ka funksionuar në të kaluarën. Evitoni t’i faturoni vetes fajet që nuk ju përkasin.

    Peshorja
    Kjo ditë ka shumë vlerë në raportet me të tjerët. Pozicioni i yjeve ndihmon të gjithë ata që duhet të bëjnë një zgjedhje profesionale ose që presin një përgjigje.

    Akrepi
    Sot keni vërtet një nxitje më tepër. Do të ishte ide e shkëlqyer të organizonit diçka të këndshme, ndoshta me një person që ju intereson apo ju pëlqen.

    Shigjetari
    Edhe pse jeni një tip që vraponi gjithmonë, sot keni nevojë për pak relaks. Këshilla e yjeve është: bëni më pak gjëra, por bëjini ato më mirë. Fokusohuni tek vetja.

    Bricjapi
    Kjo është një ditë e fortë ku shfaqet shpirti juaj luftarak. Jeni një luftëtar i heshtur që preferon t’i arrijë qëllimet pa bërë zhurmë, dhe sot do t’ia dalësh.

    Ujori
    Këto janë ditë paksa të trazuara. Nga njëra anë dëshironi të bëni gjëra të mëdha dhe të ndryshoni jetën tuaj, por nga ana tjetër ndieni sikur ju mungojnë energjitë.

    Peshqit
    Intuita juaj mbetet gjithmonë një pikë referimi e fuqishme. Yjet konfirmojnë që keni një marsh më plus se të tjerët, por kujdes që të mos e mbingarkoni veten emocionalisht.

    Burimi: Insajderi

  • Pilula e re kundër kancerit të pankreasit jep rezultate premtuese, tumoret zhduken te disa pacientë

    Pilula e re kundër kancerit të pankreasit jep rezultate premtuese, tumoret zhduken te disa pacientë

    Një trajtim i ri për kancerin e pankreasit ka dhënë rezultate premtuese në provat e hershme klinike, pasi te disa pacientë tumoret janë zvogëluar, ndërsa te një pjesë e tyre janë bërë të padukshme në skanimet mjekësore.

    Burimi: Dukagjini

  • Sot i jepet lamtumira dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

    Sot i jepet lamtumira dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

    Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit.

    Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i përcjellin për në banesën e fundit.

    Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të Leart Morinës do të mbahet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq.

    Ndërkaq, Berhan Zeka do të varroset në të njëjtat varreza, në orën 15:00.

    Vdekja tragjike e dy të rinjve në Gjermani ka lënë në pikëllim familjet e tyre dhe komunitetin në Rahovec.

    Ceremonitë mortore do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ndërsa të dy të rinjtë do të prehen në vendlindje.

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje do të intervistojë sot tre zyrtarë institucionalë.

    Sipas agjendës së Kuvendit të Kosovës, para Komisionit do të paraqiten Albulena Mujaj–Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, dhe Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në këtë komunë.

    Po ashtu, për intervistim është ftuar edhe Blerim Shabani, drejtor i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

    Mbledhja është paraparë të fillojë në orën 09:00, në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

    Komisioni Hetimor Parlamentar ka për objekt shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

  • Arlinda Zeqiaj case, Baltimore Commission interviews three institutional officials today

    Two parliamentary commissions will hold meetings this Friday in the Kosovo Assembly, where investigations will focus on the Arlinda Zekaj assassination case and defence issues.

    The Parliamentary Investigative Commission for Action and Institutional Disactions concerning the murder of Arlinda Zekaj, as well as the treatment of violence against children and women in the family, will interview some institutional officials.

    Meeting this commission will begin at 0900. Before his members will be interviewed by Albula Mujaj-Bajraktaraj, director of the Directorate for Social Goods in the Pec municipality, Samka Drancholi, official for Gender Equality in this municipality, as well as Blerim Shaban, director of the department at the Ministry of Labour, Family and Values of Liberation War.

    Meanwhile, at 10:00, the meeting of the Commission for Security and Defence Affairs will also be held, which will hold a meeting with the American Chamber of Economics Protection and Security Committee.

    Both meetings will take place at the Kosovo Assembly facilities.

    Source Layer: Insander

  • Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

    Dy komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje këtë të premte në Kuvendin e Kosovës, ku në fokus do të jenë hetimet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të intervistojë disa zyrtarë institucionalë.

    Mbledhja e këtij komisioni do të nisë në orën 09:00. Para anëtarëve të tij do të intervistohen Albulena Mujaj-Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në këtë komunë, si dhe Blerim Shabani, drejtor i departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

    Ndërkaq, në orën 10:00 do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili do të zhvillojë një takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane.

    Të dyja mbledhjet do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Llumnica: 17 KEK workers died during 2026

    The deputy head of the new KEK Union, Nexhat Llumnica, has indicated that 17 Kosovo Energy Corporation workers died during 2026, four in fatal accidents, while for 13 others allegedly died as a result of professional diseases.

    Source Layer: Dukeagini

  • Llumnica: 17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur gjatë vitit 2026

    Llumnica: 17 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur gjatë vitit 2026

    Nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 kanë vdekur 17 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, katër prej tyre në aksidente fatale, ndërsa për 13 të tjerë dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e sëmundjeve profesionale.

    Burimi: Dukagjini

  • Erërat e fuqishme që goditën Kosovën, lënduan një person dhe shkaktuan dëme të shumta materiale

    Erërat e fuqishme që goditën Kosovën, lënduan një person dhe shkaktuan dëme të shumta materiale

    Erërat e fuqishme që goditën Kosovën, lënduan një person dhe shkaktuan dëme të shumta materiale

    Erërat e fuqishme që përfshinë Kosovën mbrëmjen e së enjtes kanë lënë një person të lënduar, kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të vendit.

    Ferizaj ishte ndër komunat më të prekura, ku për shkak të rrezikut për qytetarët, furnizimi me energji elektrike u ndërpre me kërkesë të Policisë së Kosovës. Në këtë komunë janë raportuar dëme në biznese, ndërtesa publike dhe automjete, ndërsa Policia ka konfirmuar edhe një person të lënduar.

    Sipas KEDS-it, erërat e forta kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike dhe avari në rrjet. Zyrtari i kësaj kompanie, Adlum Ramadani, ka bërë të ditur se qindra ekipe janë angazhuar në terren për sanimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Ai ka përmendur Ferizajn, Gjilanin, Prizrenin dhe Prishtinën si zonat më të prekura, shkruan Kosovapress.

    Dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në Prishtinë. Në lagjen Matiqan, disa dritare janë shkëputur nga një ndërtesë dhe kanë rënë mbi një automjet, duke e dëmtuar atë. Ndërkaq, në Ulpianë, pranë shkollës fillore “Hasan Prishtina”, është raportuar për shkëputjen e një pjese të kulmit të një ndërtese. Dëme janë evidentuar edhe në lagjen Mati.

    Në Krushë të Madhe të Rahovecit, erërat kanë dëmtuar kulmin e një biznesi, ndërsa pjesë të tij, përfshirë llamarina, kanë përfunduar në rrugën Gjakovë–Prizren, duke paraqitur rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për largimin e materialeve nga rruga.

    Probleme në qarkullim janë shkaktuar edhe në magjistralen Prishtinë–Pejë, ku në fshatin Vragoli era ka rrëzuar një ndriçues në mes të rrugës, duke bllokuar për disa minuta lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, në zonën e Shadërvanit në Prizren, erërat kanë rrëzuar dhe dëmtuar tavolina e karrige të lokaleve të gastronomisë.

    Pasojat e motit të lig janë ndier edhe në Kamenicë, ku në fshatin Ruboc një qytetari i janë rrëzuar 2 sera bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 300 metrash katrorë. Dëmet kanë prekur edhe veprimtarinë bujqësore, krahas bizneseve dhe infrastrukturës publike në komunat e tjera.

    Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike janë raportuar edhe në pjesë të Lipjanit, ndërsa probleme në rrjet janë evidentuar në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Ferizaj. Ekipet e KEDS-it janë angazhuar për identifikimin dhe riparimin e defekteve të shkaktuara nga erërat.

    Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë dhe hapësira publike. Në Ferizaj, ekipet policore, në bashkëpunim me autoritetet komunale dhe shërbimet emergjente, kanë intervenuar për largimin e pengesave dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar erëra me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, me rafale edhe më të fuqishme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet emergjente.