Pamje ekskluzive nga aksioni i Krimeve Ekonomike kundër kontrabandës me barna në Prizren

Pamje ekskluzive nga aksioni i Krimeve Ekonomike kundër kontrabandës me barna në Prizren

Written by

in

Pamje ekskluzive nga aksioni i Krimeve Ekonomike kundër kontrabandës me barna në Prizren

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga operacioni policor që po zhvillohet në Prizren, ku hetuesit e Krimeve Ekonomike, së bashku me inspektorët, kanë realizuar kontrolle në një barnatore.

Siç ka raportuar më herët Sinjali, aksioni është duke u zhvilluar në dy lokacione, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prizren, ndërsa në fokus të hetimeve janë barnat dhe produktet e tjera që dyshohet se janë futur apo qarkulluar në mënyrë të kundërligjshme.

Hetuesit dhe inspektorët po ndërmarrin veprimet e nevojshme për verifikimin e produkteve dhe sigurimin e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për persona të arrestuar apo për sasinë dhe vlerën e produkteve eventualisht të sekuestruara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali