
Sot, më 28 Nëntor, Shqipëria feston 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar, vëmendja kthehet te Vlora, qyteti historik ku më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Shtëpia e Pavarësisë në Vlorë mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar, duke rikujtuar sakrificën dhe përpjekjet e atyre që luftuan për lirinë e vendit.