Pamje të pazakonta në Senatin australian, senatorja merr vajzën e porsalindur në seancë

Pamje të pazakonta në Senatin australian, senatorja merr vajzën e porsalindur në seancë

Written by

in

Senatorja australiane Fatima Payman ka tërhequr vëmendjen pasi është shfaqur në sallën e Senatit me vajzën e saj të porsalindur.

Ajo u bë senatorja e parë që përfaqëson Australinë Perëndimore dhe që ka lindur fëmijë gjatë mandatit të saj parlamentar në vitin 2026.

Pamjet e saj me foshnjën në krahë gjatë punimeve parlamentare kanë bërë jehonë të gjerë.

Prania e foshnjës në Senat është parë si një moment i veçantë, që nxjerr në pah sfidat e kombinimit të jetës familjare me angazhimet politike.

Payman ka sjellë kështu një pamje të pazakontë në institucionin më të lartë ligjvënës të Australisë. /Telegrafi/