Panduri zbulon detaje për arratisjen e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt: “I gjallë nuk dorëzohem”

Panduri zbulon detaje për arratisjen e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt: “I gjallë nuk dorëzohem”

Written by

in

Gazetari Ermal Panduri ka bërë të ditur detaje ekskluzive lidhur me arratisjen e Albert Sylajt, kunatit të Arlinda Zekajt, i dyshuar për vrasjen e saj.

Panduri në “Debat Plus”, ka deklaruar se Sylaj ka komunikuar me Policinë gjatë kohës sa është në arrati, duke u dërguar zyrtarëve policorë mesazhe kërcënuese.

Sipas asaj që bëri të ditur Panduri, i dyshuari u ka thënë zyrtarëve policorë se nuk do të dorëzohet i gjallë dhe se do t’i vrasë edhe ata.

Kujtojmë se Albert Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, teksa i njëjti vazhdon të jetë në arrati.

Burimi: Dukagjini