Papa Leo do të dalë sot nga spitali, pas operacionit për kancer në mushkëri

Papa Leo do të dalë sot nga spitali, pas operacionit për kancer në mushkëri

Written by

in

Papa Leo do të dalë sot nga spitali, pas operacionit për kancer në mushkëri

Papa Leo XIV do të dalë nga spitali të shtunën, katër ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për kancer në mushkëri, ka njoftuar Vatikani. Kjo do të shënojë rikthimin e shpejtë të tij në detyrat papnore, pas shqetësimit të parë serioz shëndetësor që nga fillimi i papatit të tij.

Papa i parë amerikan, 71-vjeçar, u shtrua të martën në spitalin Gemelli, ku mjekët i hoqën një nodul që u diagnostikua si adenokarcinomë pulmonare, lloji më i zakonshëm i kancerit të mushkërive, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv.

“Duke marrë parasysh rezultatet e analizave të gjakut dhe radiografisë së kraharorit të kryera këtë mëngjes, si dhe pas vlerësimit të gjendjes së tij klinike, Ati i Shenjtë është vlerësuar se është në gjendje të mirë për t’u liruar nga spitali”, thanë mjekët e tij, Dr. Luigi Carbone dhe prof. Stefano Margaritora.

Papa pritet të largohet nga spitali të shtunën pasdite dhe të kthehet në Vatikan, pasi të kremtojë një meshë në mesditë në ambientet e institucionit shëndetësor.