Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, ende nuk dihet nëse sëmundja është përhapur

Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, ende nuk dihet nëse sëmundja është përhapur

Written by

in

Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, ende nuk dihet nëse sëmundja është përhapur

Papa Leo XIV pritet të dalë nga spitali të shtunën pasdite, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të kancerit në mushkëri, pasi rezultatet e analizave kanë treguar se gjendja e tij shëndetësore është mjaftueshëm e mirë për t’u kthyer në shtëpi.

Vatikani ka njoftuar se analizat e gjakut dhe incizimet e kraharorit kanë dhënë rezultate që lejojnë daljen e Papës nga spitali, ku po trajtohet pas operacionit të kryer të martën në spitalin Gemelli në Romë.

Të dielën, Papa pritet të drejtojë lutjen për pelegrinët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, nga dhomat e tij në Vatikan. Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë publike që nga shtrimi në spital.

Papës 71-vjeçar i është diagnostikuar adenokarcinoma e mushkërive, një nga format më të shpeshta të kancerit të këtij organi. Gjatë operacionit, mjekët ia hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë.

Ekipi mjekësor ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses dhe pa komplikime.

Megjithatë, ende nuk janë publikuar të dhëna për madhësinë e tumorit apo nëse sëmundja është përhapur në nyjet limfatike përreth. Këto informacione janë të rëndësishme për përcaktimin e prognozës dhe vlerësimin e ecurisë së mëtejshme të sëmundjes.

Diagnoza ka shkaktuar shqetësim, pasi Papa konsiderohet relativisht i ri dhe energjik. Ai u zgjodh në krye të Kishës Katolike në maj të vitit 2025, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ka ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e angazhimeve gjatë pontifikatit të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, ende nuk dihet nëse sëmundja është përhapur appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali