Papa Leoni XIV del nga spitali katër ditë pas operacionit, rikthehet në Vatikan

Papa Leoni XIV del nga spitali katër ditë pas operacionit, rikthehet në Vatikan

Written by

in

Papa Leoni XIV del nga spitali katër ditë pas operacionit, rikthehet në Vatikan

Papa Leoni XIV është larguar të shtunën pasdite nga spitali “Gemelli” në Romë, për t’u rikthyer në Vatikan, vetëm katër ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjike në mushkërinë e djathtë, raporton Reuters.

Ati i Shenjtë, 71-vjeçar, u pa duke ecur vetë drejt automjetit të tij, ku përshëndeti turmën e mbledhur jashtë spitalit. Ai ndaloi gjithashtu për të biseduar me një vajzë 13-vjeçare nga Ukraina, e cila po trajtohet për kancer në Itali.

Sipas mjekëve, gjendja e Papës është e mirë, analizat kanë rezultuar të kënaqshme dhe ai është në gjendje t’i kryejë vetë aktivitetet e përditshme.

Ndërhyrja kirurgjike u krye pas diagnostikimit me adenokarcinomë të mushkërisë. Sipas raportimeve, operacioni përfundoi me sukses dhe pa komplikime, megjithëse gjendja shëndetësore e Papës ka ngritur pikëpyetje lidhur me ritmin e angazhimeve të tij në krye të Kishës Katolike.

Pavarësisht kësaj, Vatikani ka bërë të ditur se agjenda e Papës vazhdon. Të dielën, ai pritet të udhëheqë lutjen javore në Sheshin “Shën Pjetër”, ndërsa po vazhdojnë përgatitjet për vizitën e tij zyrtare në Amerikën Latine, të planifikuar për muajin nëntor.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, ka theksuar se Papa mund të ketë nevojë ta përshtatë ritmin e punës në varësi të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë, shumë besimtarë kanë shprehur mbështetjen dhe lutjet e tyre për shërimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leoni XIV del nga spitali katër ditë pas operacionit, rikthehet në Vatikan appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali