Paralizohen fluturimet në ShBA, mbi 9 mijë anulime

Paralizohen fluturimet në ShBA, mbi 9 mijë anulime

Written by

in

Paralizohen fluturimet në ShBA, mbi 9 mijë anulime

Një ndërprerje masive e fluturimeve në ShBA ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe gjendjen e infrastrukturës së aviacionit amerikan.

Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi ndalimin e përkohshëm të fluturimeve pas një defekti në sistemin e komunikimit, që shkaktoi anulimin e mbi 9 mijë fluturimeve dhe vonesa të shumta.

Sipas hetimeve paraprake, problemi lidhet me pajisjet e vjetruara dhe një ndërhyrje teknike në sistemin e komunikimit. Kompania L3Harris, e angazhuar në modernizimin e rrjetit, është përfshirë në shqyrtimin e incidentit, por përgjegjësia ende nuk është përcaktuar.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka kërkuar 50 miliardë dollarë për modernizimin e sistemit të aviacionit. Megjithatë, ligjvënësit demokratë kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie, duke argumentuar se Kongresi tashmë ka ndarë miliarda dollarë për këtë qëllim.

Raportet e mëparshme të Zyrës së Përgjegjësisë Qeveritare kanë evidentuar pajisje të vjetruara, kabllo të dekadave të kaluara dhe mangësi në modernizimin e sistemeve të kontrollit ajror.

Hetimet për shkakun e plotë të incidentit janë në vazhdim./Klankosova.tv