Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e diel do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 9 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Sa u përket kushteve biometeorologjike, IHMK-ja vlerëson se të dielën pritet një përmirësim i lehtë, si pasojë e rritjes së temperaturave, ndonëse vranësirat dhe reshjet e mundshme të shiut mund të ndikojnë në ndjesinë e motit.
Instituti rekomandon veshje të përshtatshme për mot të freskët dhe kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.
Burimi: Dukagjini
