Parrott  dhe Hallgrimsson për përballjen ndaj Kosovës: Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne

Parrott  dhe Hallgrimsson për përballjen ndaj Kosovës: Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne

Written by

in

Kombëtarja e Irlandës ka kthyer përqendrim te përballja vendimtare me Kosovën, e cila zhvillohet të martën në Dublin, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Pas humbjes 1-0 nga Austria, irlandezët kanë mbetur të detyruar të fitojnë ndaj Dardanëve për ta kaluar Kosovën në renditje dhe për të siguruar një vend në play-offin për promovim në Ligën A, pasi ekipit tonë i konvenon edhe barazimi.

Sulmuesi kryesor i Irlandës, Troy Parrott, është shprehur optimist për mundësinë që skuadra e tij ta arrijë objektivin, pavarësisht disfatës në Linz.

“Ne erdhëm për të fituar. Nuk ia dolëm sot, por të martën kemi ende një mundësi të madhe për të arritur atë që dëshirojmë”, deklaroi Parrott pas ndeshjes me Austrinë.

Ai vlerësoi se Irlanda kishte krijuar shumë raste dhe se kjo ishte një prej gjërave pozitive që skuadra mund t’i marrë me vete drejt përballjes me Kosovën.

Në anën tjetër, përzgjedhësi Heimir Hallgrímsson ka bërë të qartë se ndeshja me Dardanët ka pasur rëndësi të veçantë në planet e Irlandës.

“Ne nuk kemi dashur t’i humbim lojtarët më të rëndësishëm për ndeshjen e ardhshme. Gjithmonë e kemi ditur se ndeshja me Kosovën është më e rëndësishmja. Por ishim shumë afër që të fitonim ndaj Austrisë dhe të ishim në gjendje ta fitonim grupin”, ka deklaruar Hallgrímsson.

Kujtojmë se Kosova e kishte fituar përballjen e parë ndaj Irlandës me rezultat 1-0, më 24 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, falë golit të Vedat Muriqit.

Tashmë, Irlanda kërkon hakmarrjen sportive në Dublin, ndërsa Dardanëve u mjafton të shmangin humbjen për ta siguruar pozitën e dytë në grup. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore