Partnerja e Rinesa Qeriqit thyen heshtjen pas vdekjes së artistes

Partnerja e Rinesa Qeriqit thyen heshtjen pas vdekjes së artistes

Written by

in

Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur si Rinesancë, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të artistes 25-vjeçare, duke ndarë në Instagram një mesazh prekës për humbjen e saj.

Ajo e përshkroi Rinesën si forcën dhe universin e saj, duke shprehur dhimbjen që nuk iu dha më shumë kohë së bashku.

Partnerja kujtoi se artistja luftoi deri në fund dhe se dashuria e saj do ta ndryshojë përgjithmonë.

Në mesazhin e saj, ajo theksoi se ta donte, ta njihte dhe të ishte pranë saj kishte qenë nderi më i madh i jetës së saj, duke shprehur bindjen se do ta dashurojë deri në fund të jetës.

Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru.

Homazhet për të mbahen sot, nga ora 12:00 deri në 17:00, në Waterloo të Ontarios, në Kanada. /Telegrafi/