Në një bisedë me Bejtën, Valdrina, partnerja e Valdetit, ka ndarë disa kujtime nga fëmijëria, duke treguar për dëshirat që kishte në atë periudhë dhe ëndrrat që e shoqëronin teksa rritej.
Ajo zbuloi se që e vogël kishte dëshiruar të bëhej pjesë e botës së artit dhe të famës, duke përmendur tri profesione që e kishin tërhequr më së shumti.
“Kur kam qenë e vogël kam dashur të bëhem aktore, këngëtare ose modele. Diçka kam dashur të bëhem e njohur”, u shpreh Valdrina.
Foto: YouTube
Ajo kujtoi edhe periudhën kur ishte adhuruese e këngëtarit kanadez Justin Bieber, duke treguar se sa shumë e kishte pëlqyer atë që në fillimet e karrierës së tij.
“Kur e kam parë Justin Bieber, ka qenë i vogël kur ka filluar të këndojë, i kam thënë do të martohem e do ta bëj një shtëpi”, rrëfeu me humor.
Valdrina shtoi se ëndrrat e saj të fëmijërisë kishin qenë të mëdha, madje kishte ndarë me nënën edhe disa prej planeve të saj, ndonëse nuk e përfundoi rrëfimin se çfarë kishte ndodhur më pas.
Në fund, foli edhe për mënyrën se si i sheh dëshirat dhe synimet e saj, duke theksuar se besimi ka një rol të rëndësishëm në jetën e saj.
– YouTube www.youtube.com
“Unë manifestoj, por edhe besoj shumë në Zot”, tha ajo. /Telegrafi/