
Një ditë pas transmetimit të intervistës së Rejhan Belës në emisionin MAT në Klan Kosova, ndaj tij janë ashpërsuar masat në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Bela, në intervistën e dhënë, kishte treguar se, ndonëse në dokumentet zyrtare figuron se duhet ta vuajë masën edukative, ai po mbahet në burg në kushte të paraburgimit. Ai kishte folur edhe për rastin në të cilin akuzohet për vrasjen e Muhamet Likës, si dhe për thyerjen e dorës nga dy të burgosur të tjerë, pas përfundimit të mësimit, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, sipas gazetares së Klan Kosova, Blerta Ahmeti, pas transmetimit të intervistës, masat ndaj tij janë ashpërsuar.
Bela ka thënë se është vendosur i vetëm në qeli, ndonëse më parë qëndronte me një të burgosur tjetër.
Po ashtu, i është ndaluar ushqimi në kuzhinën e burgut, ndërsa tani bukën ia sjellin në qeli. Edhe shëtitjen e bën i vetëm.
Këto informacione, Bela ia ka dhënë gazetares Ahmeti përmes telefonit, së cilës i ka treguar se përgjegjësit në burg i kanë thënë: “Pse ke folur për media pa na pyetur neve, pse nuk je konsultuar me ne? Ne do të të kishim treguar çfarë të thoshe”!
Sipas tij, këto masa kanë hyrë në fuqi që nga e enjtja.
Ky është emisioni i plotë: