Pas lëndimit të gjashtë punëtorëve në Prizren, Inspektorati ndalon punimet në objekt

Pas lëndimit të gjashtë punëtorëve në Prizren, Inspektorati ndalon punimet në objekt

Written by

in

Pas lëndimit të gjashtë punëtorëve në Prizren, Inspektorati ndalon punimet në objekt

Gjashtë punëtorë janë lënduar nga shembja e një pllake betoni në një vendpunishte në Prizren, ndërsa si masë sigurie janë ndaluar punimet në objekt.

Sipas një njoftimi të Inspektoratit Qendror të Punës, nga punëtorët e lënduar, tre vazhdojnë të marrin trajtim në spital, kurse tre të tjerët janë liruar për të vazhduar trajtimin në shtëpi.

Njëri prej tyre ka pësuar fraktura, transmeton Klankosova.tv.

Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndërhyrë duke ndaluar punimet, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mëtejshme dhe mbrojtjes së sigurisë së punëtorëve.

Inspektorati ka njoftuar se do të vazhdojë inspektimet për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.