
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Demiraj, ku humbën jetën dy persona.
Përmes një postimi, Hyseni u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke thënë se kjo tragjedi ka tronditur gjithë qytetin.
Ai ka bërë thirrje që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen plotësisht për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka shkruar Hyseni.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali