Pas videos së publikuar nga Sinjali, Policia nis verifikimin e informatave për rrahjen mes disa vajzave në Ferizaj

Pas videos së publikuar nga Sinjali, Policia nis verifikimin e informatave për rrahjen mes disa vajzave në Ferizaj

Written by

in

Pas videos së publikuar nga Sinjali, Policia nis verifikimin e informatave për rrahjen mes disa vajzave në Ferizaj

Policia e Ferizajt ka nisur grumbullimin dhe verifikimin e informatave lidhur me përleshjen mes disa vajzave në një rrugicë pranë ëmbëltores “Loçka” në Ferizaj, pamjet e së cilës u publikuan nga Gazeta Sinjali.

Në videon e publikuar nga Sinjali shihen disa vajza duke u përleshur fizikisht dhe duke u tërhequr për flokësh, ndërsa në përpjekje për t’i ndarë ndërhyjnë edhe disa kalimtarë.

Lidhur me rastin, për Gazetën Sinjali ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Policia e Ferizajt është në fazën e grumbullimit dhe verifikimit të informatave lidhur me rastin e publikuar në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen persona të përfshirë në një përleshje në rrugicën afër ëmbëltores ‘Loçka’ në Ferizaj.

Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Veseli për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali