Pas vjedhjes miliardëshe, Binance jep lajmin për klientët që presin të tërheqin paratë

Pas vjedhjes miliardëshe, Binance jep lajmin për klientët që presin të tërheqin paratë

Written by

in

Binance, platforma më e madhe në botë për tregtimin e kriptovalutave, ka njoftuar se synon të rikthejë plotësisht shërbimet e tërheqjes së mjeteve deri në fund të javës së ardhshme, pas një sulmi kibernetik gjatë të cilit u vodhën 6.3 miliardë dollarë.

“Gjatë kësaj jave kemi rikthyer tërheqjet në 87 rrjete. Synojmë që deri në fund të javës së ardhshme të rikthejmë tërheqjet për të gjitha rrjetet dhe asetet e mbetura”, njoftoi kompania.

Binance ka rifilluar gradualisht tërheqjet, pasi ka mbuluar 95 për qind të vlerës së kriptovalutave të vjedhura, në atë që ekspertët e cilësojnë si vjedhjen më të madhe të kriptovalutave në histori.

FBI dhe Binance kanë akuzuar Korenë e Veriut për sulmin, ndërsa Pheniani i ka mohuar pretendimet.

Binance është zotuar t’i kompensojë plotësisht klientët e prekur, ndërsa incidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë e aseteve digjitale.

Ndërkohë, drejtori financiar Kaiser Ng është larguar nga kompania, duke u zëvendësuar nga Justin Yek, ish-zëvendëspresident i financave në Airwallex. /Telegrafi/