Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon më shumë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe prezencë policore në shkolla

Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon më shumë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe prezencë policore në shkolla

Written by

in

Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon më shumë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe prezencë policore në shkolla

Pas vrasjeve të fundit në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka kërkuar shtimin e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe rritjen e prezencës së policisë në shkolla.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni bëri të ditur se këto kërkesa i ka paraqitur në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli.

Sipas tij, gjatë takimit, përfaqësuesit institucionalë u informuan për detajet e rasteve të fundit tragjike nga drejtori rajonal i Policisë dhe komandanti i stacionit policor.

Hyseni ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka ofruar bashkëpunim të plotë me organet e rendit, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve janë zotuar për angazhim më të madh në parandalimin e ngjarjeve të tilla.

“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas vrasjeve në Gjilan, Hyseni kërkon më shumë kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe prezencë policore në shkolla appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali