
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu, ka ngritur shqetësimin për rastet e fundit të dhunës në vend, duke përmendur vrasjet në Gjilan dhe rastet e kërcënimeve e kanosjeve.
Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, ajo tha se situata e krijuar kërkon reagim serioz jo vetëm nga institucionet, por edhe nga shoqëria në tërësi.
Sipas saj, konfliktet dhe mosmarrëveshjet po marrin përmasa shqetësuese, duke përfunduar në raste të rënda me pasoja fatale.
“Ditëve të fundit, Kosova është tronditur nga rastet e rënda. Tragjeditë në Gjilan dhe rastet e tjera të dhunës na kanë përballur edhe njëherë me një realitet tjetër shqetësues, dhuna po zë vend çdo ditë e më tepër në jetën tonë të përditshme. Familjet në zi e në trishtim, e ne po vazhdojmë të shohim dhunë në familje, dhunë ndaj grave, kërcënime, dhunë verbale dhe konflikte që përfundojnë me armë e me jetë të humbur. Kemi ardhur në një situatë shqetësuese ku konfliktet dhe mosmarrëveshjet po marrin përmasa të rrezikshme deri në humbjen e njerëzve tanë, prandaj kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet por nga e gjithë shoqëria“.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Pas vrasjeve në Gjilan, Lushaku-Sadriu kërkon reagim serioz ndaj dhunës appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali