Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” po vazhdon aktivitetet e pastrimit në shkollat fillore të kryeqytetit, me qëllim të krijimit të një ambienti të pastër për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se aktivitetet po zhvillohen për të siguruar që objektet shkollore të jenë të pastra për procesin mësimor.
“Po i pastrojmë klasët e shkollave fillore në Kryeqytet në mënyrë që objektet mësimore të jenë të pastra për mësim”, thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”. /Telegrafi/