Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka prezantuar disa nga projektet infrastrukturore dhe zhvillimore që, sipas tij, po realizohen në zonën e Ibrit.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka përmendur ndërtimin e urës që lidh Zhabarin me Gushavcin, sigurimin e lokacionit për Spitalin Rajonal, ndërtimin e fushave të futbollit dhe rregullimin e zgjerimin e rrugëve.
Ai ka bërë të ditur se ura strategjike që lidh Zhabarin me Gushavcin është në fazën finale të punimeve.
Po ashtu, ka njoftuar se është siguruar lokacioni për Spitalin Rajonal, ndërsa fushat e futbollit janë në proces për fillimin e ndërtimit.
Peci ka theksuar edhe investimet në infrastrukturën rrugore, duke e cilësuar Ibrin si simbol të bashkimit dhe zhvillimit.
“Ibri, sinonim i bashkimit dhe zhvillimit!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/