Verdhezinjtë kanë shënuar fitore në udhëtim ndaj Vëllaznimit, në Gjakovë, me rezultat 80:88, duke i dhënë fund serisë negative.
Në këtë përballje, te skuadra vendase më i dalluari ishte Kentrell Pullian, i cili realizoi 27 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.
Ndërkohë, te Peja shkëlqyen Xavier Johnson dhe Domenic Artis, të cilët kontribuuan me nga 24 pikë secili, duke qenë vendimtarë në fitoren e mysafirëve.
Kështu, Peja arrin një fitore të rëndësishme, pas një periudhe të vështirë në kampionat.
Burimi: RTKLive
