Pérez planifikon revolucionin historik te Reali, klubi vlerësohet 10 miliardë euro

Pérez planifikon revolucionin historik te Reali, klubi vlerësohet 10 miliardë euro

Written by

in

Pérez planifikon revolucionin historik te Reali, klubi vlerësohet 10 miliardë euro

Florentino Pérez po e përgatit një ndryshim të madh në strukturën ekonomike të Real Madridit, përmes krijimit të një kompanie të re tregtare, vlera e së cilës parashikohet të arrijë rreth 10 miliardë euro.

Presidenti madrilen synon ta hapë derën për investitorë të jashtëm, por pa ia dorëzuar kontrollin e klubit askujt tjetër.

Sipas planit të raportuar nga mediat spanjolle, Real Madridi do t’u mbante 80 deri në 90 për qind të aksioneve të kompanisë së re, ndërsa pjesa e mbetur do t’u ofrohej investitorëve.

Fillimisht është miratuar mundësia e shitjes së pesë për qind të aksioneve, që do t’i sillte të paktën 500 milionë euro në arkat e klubit.

Për një pjesëmarrje prej 10 për qind, investimi do të arrinte në një miliard euro.

Megjithatë, Pérez këmbëngul se ky ndryshim nuk do ta nënkuptojë privatizimin e Real Madridit.

Ai dëshiron që klubi të vazhdojë të jetë në duart e anëtarëve të tij, të cilët do ta kenë fjalën përfundimtare për të ardhmen e institucionit.

“Fatin e Real Madridit do ta vendosin vetëm anëtarët. Kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do të jetë”, ka deklaruar Pérez.

Projekti duhet ta marrë fillimisht miratimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe më pas të kalojë në referendum te anëtarët e klubit.

Nëse realizohet, kjo do ta përbënte një nga ndryshimet më të mëdha në historinë ekonomike të Real Madridit, duke i hapur rrugë një modeli të ri financiar, pa hequr dorë nga pronësia e anëtarëve.

Burimi: Insajderi