Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Written by

in

Greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës ka përfunduar.

Kështu ka njoftuar Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se greva është përmbyllur me sukses.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka njoftuar se sot, në orën 15:00, do të mbahet një takim me kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë të shkollave fillore të kryeqytetit.

Takimi do të zhvillohet në zyrat e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK).

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet që kanë çuar në përfundimin e grevës, si dhe çështjet që lidhen me realizimin e kërkesave të punëtorëve teknikë.

Sindikata nuk ka dhënë hollësi se cilat kërkesa janë realizuar dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për përmirësimin e kushteve të punës./KP

Burimi: Dukagjini