Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragashit

Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragashit

Written by

in

“Dy zeje tradicionale, nën të njëjtën çati”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Ajo ka bërë të ditur se, që nga shekulli XIX, ky aset ka shërbyer për bluarjen e grurit e misrit dhe përpunimin e leshit për veshjet tradicionale.

“I rrallë për mënyrën se si i bashkon këto dy veprimtari në një ndërtesë të vetme, ai mbetet një dëshmi e jetës dhe e mjeshtërisë së dikurshme në Opojë”, ka shkruar Bogujevci.

“Restaurimi i tij është një hap konkret për ruajtjen e kësaj trashëgimie”, ka theksuar ajo. 

Burimi: RTKLive