Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Written by

in

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë. Bashkë me të ranë edhe bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Në shenjë nderimi për kontributin dhe sakrificën e tij, më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore, Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Me rastin e 64-vjetorit të lindjes së tij, sot Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, organizon ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial në Orllan.

Po ashtu, ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, për të nderuar figurën dhe veprën e heroit të Kosovës.

Burimi: Dukagjini