Përleshja e përgjakshme në Gjilan, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit të therur me thikë

Përleshja e përgjakshme në Gjilan, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit të therur me thikë

Written by

in

Përleshja e përgjakshme në Gjilan, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit të therur me thikë

17-vjeçari që u lëndua në përleshjen mes dy grupeve të miturish në Gjilan është duke marrë trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësen e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, si dhe drejtorin e Emergjencës, për të marrë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të të miturit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga QKUK-ja, 17-vjeçari, me inicialet L.U., është paraqitur në Qendrën Emergjente me lëndime të shkaktuara nga mjete të ftohta, ku fillimisht ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Më pas, ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku po vazhdon trajtimin.

“Më pas, pacienti është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku, sipas mjekëve të kësaj klinike, është duke marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore dhe është nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore.”

Ndërkohë, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku një përleshje mes dy grupeve të miturish dyshohet se përfshiu gjithsej nëntë persona. Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, ndërsa përveç 17-vjeçarit, lëndime ka pësuar edhe një i mitur tjetër.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe ndaluar për 24 orë, tre të tjerë janë identifikuar, por ende nuk janë lokalizuar, ndërsa identiteti i dy personave të tjerë mbetet i panjohur.

Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali