Përparim Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

Përparim Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

Written by

in

Përparim Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me organizimin e “Lojërave Mesdhetare 2030” dhe zhvillimet rreth këtij projekti.

Konferenca do të mbahet në objektin e Komunës së vjetër në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00, transmeton klankosova.tv.

Gjatë ditës së enjte, Rama paralajmëroi se Kosova është shumë afër humbjes së kësaj mundësie historike. Ai ia atribuoi përgjegjësinë Qeverisë së Kosovës, duke e kritikuar për mosveprim lidhur me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare.

Ndërkohë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare dhe se, sipas tij, janë duke punuar në organizimin e tyre në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara.