Përplasen dy avionë në aeroportin e Washingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Përplasen dy avionë në aeroportin e Washingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Written by

in

Përplasen dy avionë në aeroportin e Washingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Dy avionë të kompanisë ajrore American Airlines janë përplasur mes vete gjatë lëvizjes në pistën e aeroportit “Ronald Reagan” në Washington DC, të premten.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), incidenti ndodhi rreth orës 17:10 sipas kohës lokale, kur njëri prej avionëve goditi krahun e avionit tjetër.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç raporton BBC, të dy avionët janë larguar përkohësisht nga shërbimi, në mënyrë që ekipet e mirëmbajtjes të kryejnë kontrollet e nevojshme dhe të vlerësojnë dëmet.

Ndërkohë, FAA ka bërë të ditur se do të nisë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e incidentit.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin aeroport ku, në janar të vitit 2025, një përplasje tragjike mes një avioni pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak amerikan u mori jetën 67 personave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali