
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka dhënë versionin e tij sa i përket incidentit të sotëm në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
Sipas Pecit, rasti u nis nga asamblistët e PDK-së.
“Konflikti verbal fillimisht u nxit nga dy asambleistet e PDK-së, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani. Reagimi erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së kaluar, për çka edhe ishte arrestuar ish-drejtori i PDK-së.”, ka shkruar Peci.
Derisa më herët për Sinjalin ka folur shefi i asamblistëve të PDK-së Shkëlqim Ibrahimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali