
Samiti i Frankofonisë është hapur në Phnom Penh të Kamboxhias, mes një përplasjeje të fortë diplomatike për drejtimin e organizatës që bashkon vendet dhe qeveritë frankofone.
Republika Demokratike e Kongos ka paralajmëruar se mund të largohet nga organizata nëse sekretarja e përgjithshme aktuale, Louise Mushikiwabo nga Ruanda, rizgjidhet për një mandat të tretë.
Sipas Al Jazeera dhe AFP, zgjedhja e drejtuesit të organizatës pritet të zhvillohet të hënën.
Përplasja lidhet me marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Kongos dhe Ruandës, në sfondin e konfliktit në lindje të Kongos.
Kinshasa e akuzon Ruandën se mbështet grupin e armatosur M23, ndërsa Kigali i mohon këto akuza.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për unitet dhe gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për vendet anëtare.
Zhvillimet kanë rëndësi edhe për Kosovën, e cila ka statusin e anëtares së asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Një ditë para hapjes së samitit, Qeveria e Andorrës njoftoi për takimin e ministres së saj të Jashtme, Imma Tor, me Glauk Konjufcën gjatë konferencës ministrore në Phnom Penh.
Burimet – Al Jazeera, AFP dhe Qeveria e Andorrës.
Burimi: Sinjali