
Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar
Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 14 efektivë janë plagosur gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe dëmtime të pronës publike e private.
Përmes një reagimi zyrtar, policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe të mos marrin pjesë në sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore.
Sipas policisë, deri më tani janë shoqëruar 35 persona, ndërsa po vazhdon identifikimi i personave të përfshirë në aktet e dhunshme.
Policia ka theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por se dhuna dhe dëmtimi i pronës nuk mund të justifikohen. Personat përgjegjës, sipas njoftimit, do të përballen me ligjin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali