Persona të armatosur dhe të maskuar depërtojnë me forcë në një objekt në Shtime

Persona të armatosur dhe të maskuar depërtojnë me forcë në një objekt në Shtime

Written by

in

Persona të armatosur dhe të maskuar depërtojnë me forcë në një objekt në Shtime

Një rast i rëndë është raportuar të dielën në Shtime, ku disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë me forcë në një objekt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë marrë hard disqet e sistemit të kamerave, si dhe kanë shkaktuar dëme materiale në objekt.

Pas kryerjes së veprës, personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar/Klankosova.tv