Persona të maskuar dhe të armatosur hyjnë me forcë në një objekt në Shtime, vjedhin hard disqet e kamerave

Persona të maskuar dhe të armatosur hyjnë me forcë në një objekt në Shtime, vjedhin hard disqet e kamerave

Written by

in

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar me forcë brenda një objekti dhe nga aty kanë marrë hard diskat e kamerave si dhe kanë shkaktuar dëme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 01:00, në Shtime.

Tutje thuhet se të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti po hetohet.

“Shtime 15.11.2026-01:00. Është raportuar se persona të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar me forcë brenda një objekti dhe nga aty kanë marrë hard diskat e kamerave si dhe kanë shkaktuar dëme, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/