Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, ndërsa është shtetas i Austrisë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë.
“06.11.2026 – 19:06. Është pranuar informata se në një banesë është gjetur pa shenja jete një mashkull shtetas i Austrisë”, thuhet në raport policor.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/