Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij humanitar dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.
Në bashkëpunim me organizatën bamirëse “BigShoe”, ylli i Arsenalit ka ndihmuar në ndryshimin e jetëve të shumë njerëzve në vende të ndryshme të botës.
Në Nigeri, Saka ka financuar 120 operacione për fëmijë nga familje në kushte të vështira ekonomike.
Në Marok, ai ka kontribuar në sigurimin e 50 shtëpive për 84 familje dhe 89 fëmijë të prekur nga tërmeti, ndërsa në Turqi ka mbështetur strehimin e 26 familjeve të zhvendosura nga tërmetet shkatërruese.
Përmes bashkëpunimit me Antonio Rüdiger, anglezi ka mbështetur gjithashtu kujdesin shëndetësor dhe programet e ekzaminimeve mjekësore në Ruandë, Kenia, Tanzani dhe Sierra Leone.
Çmimi Socrates vlerëson personalitetet e futbollit që shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të promovuar humanizmin dhe për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Me këtë çmim, Saka dëshmon se ndikimi i një futbollisti mund të shkojë shumë përtej fushës së lojës. /Telegrafi/