Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

Written by

in

Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

Pesë raste të dhunës dhe sulmeve fizike janë raportuar në Prishtinë, Ranilluk, Gjakovë dhe Skenderaj, gjatë datave 2 dhe 3 nëntor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë, më 3 nëntor, rreth orës 14:35, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës psiqike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

Një rast i sulmit fizik është raportuar edhe në Ranilluk, rreth orës 15:15, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Gjakovë janë raportuar dy raste të ndara. Në rastin e parë, më 3 nëntor, rreth orës 21:30, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër, të raportuar rreth orës 23:10, një burrë dyshohet se ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një person tjetër. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, në Skenderaj, më 2 nëntor, rreth orës 20:40, është shoqëruar në stacion policor një person i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë./Klankosova.tv