Peshkatari shqiptar shpallet fajtor në Britani, u kap me 17 emigrantë në jaht

Peshkatari shqiptar shpallet fajtor në Britani, u kap me 17 emigrantë në jaht

Written by

in

Peshkatari shqiptar shpallet fajtor në Britani, u kap me 17 emigrantë në jaht

Një peshkatar shqiptar, 58 vjeç, është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe pasi tentoi të transportonte 17 emigrantë nga Franca drejt Anglisë me një jaht.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), Eno Gajda u arrestua më 27 gusht nga oficerët e sigurisë kufitare, në brigjet e Dorsetit.

Ai kishte lundruar me një jaht 40 këmbë të gjatë nga Dielette, në Francë, drejt bregdetit pranë Portlandit. Mjeti u pikas dhe u ndalua nga autoritetet britanike, të cilat e shoqëruan në portin e Portland Marina.

Në bord u gjetën 17 persona, përkatësisht 16 burra shqiptarë dhe një i mitur.

Gajda u akuzua për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe më 26 tetor u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës në Bournemouth. Atij pritet t’i shqiptohet dënimi më 18 nëntor.

Andy Tickner, drejtues në NCA, tha se transportimi i emigrantëve përmes një prej korridoreve detare më të ngarkuara në botë ishte veprim tejet i rrezikshëm, që vuri në rrezik jetën e personave në bord.

Ndërkaq, Charlie Eastaugh, drejtor për çështjet detare dhe mjetet e vogla lundruese në Komandën e Sigurisë Kufitare, theksoi se autoritetet do të vazhdojnë bashkëpunimin për të luftuar rrjetet e kontrabandës së emigrantëve.

Sipas NCA-së, lufta kundër krimit të organizuar që lidhet me emigracionin mbetet prioritet, ndërsa agjencia ka më shumë se 100 hetime aktive ndaj individëve dhe rrjeteve të dyshuara për përfshirje në kontrabandën e emigrantëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali