Peugeot 3008 hibrid – provojeni vetë

Peugeot 3008 hibrid - provojeni vetë

Written by

in

Pamjen e ka sportive. Konsumin? Rreth 5,5 litra për 100 kilometra.

Peugeot 3008 me motor hibrid dhe 145 kuaj fuqi vjen në ofertë për 29.990 €.

Nga jashtë e dalloni prej dritave LED në formë kthetrash luani. Kur uleni në timon, ju bie në sy ekrani i lakuar 21 inç, ku e keni edhe navigacionin e integruar.

E kur vendi i vetëm i lirë për parkim është ai mes dy veturave? Kamera 360° ju tregon çka keni përreth, ndërsa sensorët ju ndihmojnë të manovroni në hapësirën që keni.

Në mëngjeset e ftohta, të dyja ulëset e përparme kanë ngrohje. Kur rruga zgjat, ulëset AGR u japin mbështetje pjesës së poshtme të shpinës dhe këmbëve.

Kontaktoni Peugeot Kosova për ta rezervuar një test-drive.

Shiheni në video, pastaj provojeni në rrugë.