Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë këto rrugët “Hyzri Talla”, “Ilir Durmishi”, “Besa”, “Fadil Ferati” dhe Zona pranë qendrës tregtare.
Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se, për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit me ujë.
Burimi: RTKLive
